web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali-Vajza shqiptare shqyhet nga qentë Pitbull/ Kishte dalë shëtitje me gjyshin

17 Shtator 2017, 19:57, Aktualitet CNA

Një vajzë e vogël jo më pak se 1 vjeç kishte dalë shëtitje me gjyshin e saj në park. Por, të voglës i kanë dalë përpara disa qen të llojit pitbull, të cilët e kanë sulmuar duke i marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Flero, në krahinën e Brescia në Itali, ku vajza e vogël me baba shqiptar e nënë italiane ka humbur jetën nga sulmi i qenve.

Sipas ?La Republica?, pavarësisht përpjekjeve të gjyshit 63-vjeçar për ta shpëtuar, ishte i pasuksesshëm.

Vogëlushja vdiq nga dëmtimet në kokë, ndërsa gjyshi i saj ndodhet në spital nga kafshimet e qenve.

Kur karabinierët mbërritën në vilën e shkëputur, atyre ju deshëm të godisnin dy qenët që i pengonin të hynin.

Pitbullët mbaheshin në shtëpi nga babi i të miturës, ndërkohë që Prokuroria e Brescia hapi një hetim për vrasjen e 1-vjeçares, e cila po shqyrton pozicionin e gjyshit për mungesën e kujdestarisë së fëmijës. /CityNews





Lajmet e fundit nga