web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjoba të kripura në Kukës/ 5 milionë lekë për ata që nuk paguajnë rryshfet

16 Shtator 2017, 18:33, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar korrupsionin e shfrenuar dhe atë që e quan banditizmi tatimor në Kukës.

Pas një mesazhi nga qytetari dixhital i cili shkruan se në qytetin verilindor tatimet po bëjnë kërdinë me gjoba, Berisha denoncon rastin e rëndë korruptiv:

?Banditizem tatimor, korrupsion i shfrenuar. Gjoba per nje kafe 500 mije lek ose ryshfetin!

Qytetari dixhital denoncon:
Banditizmin dhe korrupsionin e tatimoreve ne Kukes.
Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Dok Berisha!
Doja te tregoje nje fenomen te quditshem qe keto dite pi ndodhe ne kukes hetimi tatimor ka dy dite qe ben zborin kafeneve bizneseve me gjoba dhe me lek nen dore per biznese qe jane servirur me lista nga dr rajonale kukes dhe kush nuk paguan lek nen dore merr kete flet gjobe nga 500 mij deri ne 5 miljon te vjetra”?,- përfundon mesazhi i doktorit. /Citynews





Lajmet e fundit nga