web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me radarët / Ish-kreu i SHIU denoncon megakorrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes

16 Shtator 2017, 17:40, Aktualitet CNA

Një denoncim shumë i fortë ka ardhur nga ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla i cili ka folur për situatën me mosfunksionimin e radarëve në det për kapjen e skafeve me drogë.

Zyla është shprehur se sistemi i radarëve në mbi 50 raste të dëshmuara ka sinjalizuar vetëm 5 prej tyre.

Madje ka patur raste kur skafet e policisë ndiqnin njëra-tjetrën pasi nuk dihej ku ishin skafet e drogës.

?Çako ka të drejtë kur thotë se sistemi i radarëve nuk po funksionon si duhet.  Problemet kanë nisur në vitin 2015, kur sistemi qëndror u ndryshua pasi u dogjën në atë qendër. U vendos një sistem tjetër, që nuk është i licencuar. Sot ky sistem është problematik, ku  në 50 goditje që janë bërë, vetëm 5 kanë pasur sinjalizim nga radarët. 3 nga këto ka qenë të pakoordinuara mirë. Mjetet lundruese të policisë kanë ndjekur njëri-tjetrin,?-tha Zyla në intervistën e tij në Neës24.

Ish-kreu i SHIU shtoi gjithashtu se brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka ndodhur një mega-korrupsion.

?Është një mega-korrupsion brenda Ministrisë së Mbrotjes. Si pasojë dëmtohet siguria kombëtare, dhe e vendeve të NATO-s. Prishet imazhi i Shqipërisë në botë për vite me radhë. Ky është dëmi që i ka shkaktuar Kodheli dhe të tjerët që vijnë pas saj,? tha ai. /Citynews





Lajmet e fundit nga