web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ngop shqiptarët me lugë boshe/ Premton rritje pagash kur varfëria është ulur këmbëkryq

11 Shtator 2017, 17:11, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama ka prezantuar sot programin e tij qeverisës për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Ndër të tjera në sallën e Parlamentit, Rama tha se shëndetësia dhe arsimi do të jenë në fokus të kabinetit duke patur edhe rritje pagash.

?Gjatë mandatit të parë kemi pasur rritje të konsiderueshme të mbështetjes për Shëndetësinë. Do vazhdojmë të shikojmë në drejtim të këtij sektori që të arrijmë në 65% të shërbimeve të përgjithshme të shqiptarëve, shifër që e gjetëm vetëm 43% Do sigurojmë që asnjë familje të mos bjerë në varfëri për sa i përket shërbimit shëndetësor?- tha Rama.

Kujtojmë që shëndetësia gjatë mandatit të parë ishte një nga gangrenat e qeverisë me dhjetra koncesione miliona euroshe që u dhanë për disa klientë pranë ministrit dhe kryeministrit, për të cilët pati diskutime të forta dhe akuza nga opozita në atë kohë.

Sa i përket Arsimit, kryeministri tha se kemi prioritet mbështetjen e mësuesve, rritjen e pagave të tyre deri në 40% brenda këtij mandati. Edhe për infermierët.Jemi duke punuar për një projekt financimi që të joshim mjekët specialistë që të punojnë edhe në rrethe. Është ende në diskutim?, tha Rama.

Në një kohë kur dhjetra shkolla janë pa çati dhe fëmijët s?kanë marrë librat kryeministri vijon premtimet elektorale edhe pse ka marrë mandatin prej kohësh tashmë.

/Citynews





Lajmet e fundit nga