web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëndohet Papa Francesku

11 Shtator 2017, 14:05, Aktualitet CNA

Papa Francesku është lënduar. Lajmi është konfirmuar nga vetë autoritetet e Vatikanit të cilët kanë informuar se incidenti ka ndodhur gjatë vizitës së Papës në Kolumbi.

Mësohet se Papa ka pësuar një goditje në fytyrë pa dashje teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij të takimeve nga e cila përshëndet dhe bekon ndjekësit.

Papa është shfaqur me një fashë të vogël sipër syrit që duket i fryrë nga goditja sidomos pjesa e poshtme e tij.

Përpos goditjes së vogël, Papa është mirë dhe pavarësisht lëndimit ai ka vijuar takimet me besimtarët katoltikë të Kolumbisë.

/Citynews





Lajmet e fundit nga