web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vajza refuzon propozimin për martesë/ I riu nga Skrapari tenton ta marrë me dhunë

6 Shtator 2017, 09:28, Aktualitet CNA

 

Një djalë i ri nga Skrapari po hetohet në gjendje të lirë nga policia, pasi akuzohet se ka dashur të marrë me dhunë një vajzë të re.

Poliçia njofton se shtetasi me iniciale L.T, 28 vjeç, me banim në Skrapar është denoncuar nga shtetasja L.Sh., 20 vjeçe, se ka dashur ta marrë me forcë vajzën për t?u martuar me të.

28-vjeçari ka dashur të martohet me të renë, por në momentin që ajo nuk e ka pranuar, i riu ka dashur ta marrë me forcë në makinën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ?Heqja e paligjshme e lirisë? dhe ?Shtrëngim apo pengim për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë?./CityNews





Lajmet e fundit nga