Nga Aurel PLASARI/ Burlesk akademik
Kaq seriozisht i merrni “akademitë”?! Në gjithë historinë e ...
Prej kohësh tashmë akademiku Artan Fuga është përfshirë në një debat të fortë për të ardhmen e Akademisë së Shkencave.
Për më tepër ai herë pas here dëgjohet duke falënderuar dhe mediat që i kanë publikuar shkrimet e tij reaguese.
Së fundmi profesori Artan Fuga është përfshirë në polemikë me kryeredaktorin e gazetës Mapo, Ervis Iljazaj pasi ky i fundit është shprehur hapur me editorale kundër linjës së Fugës.
?Lëre djalkën e magazinës popullore, mapo, të tregtojë produktin e vet skarco që nuk e ble njeri. Ka filluar të tregojë kujtime tani, ka filluar të hyjë në fazën e katërt të karrierës së tij, i le kujtimet pasardhësit, atje. Si guxova unë të shpif? Sa më shpejt t’a mbylli atë karrierë atje, aq më i lirë do bëhet, ka një shans!?,- shkruan Fuga mëngjesin e sotëm.
Reagimi i profesorit ka ardhur pas një shkrimi të Iljazajt ku ai theksonte ndër të tjera se modeli i propozuar nga Fuga është model sovjetik.
?Meritë profesor Fugës për debatin që po zhvillon mbi Akademinë e Shkencës, por modeli që propozon, është tërësisht Sovjetik, njësoj si modeli ekzistues i saj që bazohet te shkencëtarët me rrogë shteti . Mendimi im për shkencën ishte fare i shkurtër, parimor, aq sa të lejon një editorial gazete të shprehesh për të, ndërkohë që një debat i tillë kërkon më shumë se një artikull gazetë dhe një postim në facebook?,- shkruante Iljazaj i cili vijonte më tej:
Të kërkojë ndjesë o Profesor!!
Duhet të kisha menduar më parë se të merrja penën dhe të shkruaja që, në këtë shoqërinë tonë vendi i filozofit, politikanit, gazetarit, pedagogut janë me tapi pronësore ose me trashëgimi. Por, si naiv që jam mora guximin të flasë edhe për këtë temë, sepse atje ku kam studiuar, ku ndër të tjera jam dhe doktor shkencash , me konkurs dhe jo me vendim qeverie, më kanë mësuar që mendimi është i lirë, mjafton të jesh etik dhe pa cenuar dinjitetin e tjetrit me të cilin po debaton. Sepse unë naivi, e pashë si debat dhe, meqë ju keni ekskluzivitetin për ketë temë, mendova thjesht të them që nuk jam dakord! Nëse ky është mëkat, atëherë, propozo që të më lidhin në turrën e druve dhe të më vënë flakën.
Në asnjë rresht të editorialit tim, nuk u mora me personin tuaj, por vetëm me çështjen. E si mund ta bëjë unë një gjë të tillë xhanëm ?!
Sepse e dija fare mirë që ju, sapo të harxhonit kohën tuaj të vyer për ti hedhur ndonjë sy shkrimit tim mjeran, do të merreshit me mua personalisht, dhe kështu bëtë menjëherë duke parë me përbuzje një të ri që guxon e ka një mendim ndryshe nga ai i juaji. Andaj, u tregova shumë i kujdesshëm, në fjalët që i drejtoja filozofit të madh, Artan Fuga. Por, kjo nuk më shpëtoi nga ofendimet tuaja publike. Prisja minimumi një inkurajim nga profesori i paarritshëm i komunikimit dhe, jo dajak!
Çfarë nuk më kishit thënë o profesor!
Më kishit përmendur punën, moshën, pronarin heqjen nga puna e lloj-lloj dekurajimesh.
Sa për dijeni o profesor, unë punën e kam arritur me studimet e mija, dhe nuk janë pak me beso! Çdo pozicion modest që kam deri më tani e kam fituar me konkurs dhe me CV time, pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë mbështetje.
Po Profesor, mund të më heqin nga kjo punë dhe, nuk është aspak problem për mua, pasi në shoqërinë e lirë dhe të tregut asgjë nuk është e përjetshme . Nuk ka vend të përjetshëm profesor dhe, sa mirë që është kështu!.
Unë i shkreti, një punë bëj, dhe paguhem sipas sistemit të rrogave që përcakton tregu i punës, i vetmi barometër në këtë drejtim. Është i njëjti vend pune që keni qenë dhe ju profesor, 5 vite me radhë. Kur unë kërkoja punë dhe kisha mundësi të punoja kudo me studimet e mija, me thanë që, në Universitetin Europian ka dhënë mësim profesori i nderuar Artan Fuga. Një nga arsyet që vendosa të punojë këtu, ishte dhe ky fakt. Sepse një profesor i madh si ju, punon vetëm në universitete cilësore?,- shkruante ai ndër të tjera.
/Citynews
Kaq seriozisht i merrni “akademitë”?! Në gjithë historinë e ...
Një histori e trishtë është përcjellë ditën e djeshme në një...
“Nënoo, kjo kusi me ujë valoi, ç’u bë uji që shteroi?”“Uji u...
Analisti i njohur dhe eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir...
Një grua nga qyteti i Vlorës ka denoncuar bashkëshortin e sa...
Policia e shtëttit ka organizuar operacionin e koduar “Deja...
Në vitin 1993 erdhi në Tiranë Gjon Sinishta. Në rini, ishte ...
Një tjetër uragan po kërcënon SHBA-të.Fjala është për Uragan...
Të mbash gjallë një marrdhënie nuk është edhe aq e lehtë sa ...
Pak çaste pas informacioneve të para se ishin kapur në Itali...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama e ka nisur me publikimin...
Interneti është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës pë...
Një sasi marramendëse droge është kapur në Itali nga autorit...
Në faqet kryesore të gazetave për ditën e sotme 6 shtator 20...
DASHI Venusi do jete planeti qe do e beje edhe me te bukur j...
Ka persona që mendojnë se intelekti dhe veprimet duhet të kr...
Vjeshta sapo ka ardhur dhe përvec kepucëve, rrobave, apo aks...
Ju mund të kaloni orë të tëra në Instagramin e Jennifer Lope...
90-ta ishte dekada e grupeve të djemve, këshilla të flokëve ...
Ka dhe rroba të tjera jo vetëm bikinit me të cilat mund t’ja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...