web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidati i Metës ironizon antimyslimanët/ “Mos na e shpifni me sjellje antifetare e antikombëtare”

2 Shtator 2017, 15:18, Aktualitet CNA

Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klevi Pojana pas një shkrimi të gjatë ditën e djeshme mbi atë që ndodhi në sheshin Skënderbej, ka reaguar sërish sot duke iu referuar një fotoje të publikuar nga myslimanët në Mekë me flamurin shqiptar.

Pojana ironizon ndër të tjera edhe shprehjen ?Je suis Scanderbeg?, një fotografi të së cilës e shpërndau dje edhe ish-kreu i Aluiznit Artan Lame, i cili u shpreh se është gati të bëhet njeri hero për mbrojtur heroin Kombëtar.

REAGIMI I POJANËS

Gëzuar!

Kombi dhe feja janë dy gjëra që marrin vlerë vetëm përkrah dhe kur e zhvillojnë njëra-tjetrën!

Me dashuri, tolerancë dhe shumë besim ju lutem të mos na e shpifni më me sjellje antikombëtare dhe antifetare, përshembull sic ishte ajo e tipit : -Je susis Scanderbeg!

Ps. Herë tjetër se jam i sigurt që disa nuk do të shteren në mediokritet të paktën të shprehen shqip për patriotizmin e tyre akut!

/Citynews





Lajmet e fundit nga