web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri në Shijak/ Qëllohet makina e biznesmenit (Emri+Detajet)

23 Gusht 2017, 13:09, Aktualitet CNA

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Shijak, ku është qëlluar makina e biznesmenit Dashamir Gjoka.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur ?Katër rrugët e Shijakut?.

Gjithashtu bëhet me dije se në momentin që kanë ndodhur të shtënat me armë zjarri, Gjoka po udhëtonte me makinë së bashku me dy vajzat e tij.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë për të zbuluar shkaqet./CityNews





Lajmet e fundit nga