web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moderatori shqiptar publikon pamjet tronditëse/ Ulërima therrëse si zë fëmijësh, sy të llahtarisur që lotojnë

23 Gusht 2017, 10:33, Aktualitet CNA

Moderatori shqiptar Arbër Çepani ka bërë një postim rrënqethës gjatë ditës së sotme. Ai ka dënuar ashpër veprimet që bëhen në malin e Tomorrit për festën e bektashinjve.

Sipas tij ai mal duhet të kundërrmojë aromë paqeje e dashurie dhe jo kufomash e barbarie.

Postimi i plotë i tij:

Ulërima therrëse si zë fëmijësh…..sy të llahtarisur që lotojnë….gjak që shpërthen si shatërvan kudo që shikon…..Njerëz që hanë shpretka të gjalla sepse ashtu e do tradita…. Fytyra fëmijësh që lyhen me gjak sepse ashtu “është mirë”…. Male të mëdha të krijuara nga mbeturinat e të brëndshmeve të kafshëve që “nuk duhen”…..Kanalizime të ndërtuara posacërisht për rrjedhjen e gjakut të atyre që s’kanë gojë të flasin…. Ky është përdhunimi që i bëhet Malit të shenjtë të Tomorrit në festën e Baba Aliut! Këto janë “veprat e mira” që i bëhen dhuratë Zotit që të na “bekojë”!!! E respektoj bektashizmin si fe, jam bir i atyre anëve dhe i atij mali….por asnjeherë nuk kam për të pranuar “festa” që promovojnë dhunën, erën e gjakut dhe terrorit!! Ai mal duhet të kundërrmojë aromë paqeje, dashurie, sherebeli dhe rigoni si bimët endemike që ka dheu i tij…..jo kufomash dhe barbarie!!! Zoti na faltë për gjithçka i bëjmë kësaj toke!! /CityNews





Lajmet e fundit nga