web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

IKMT aksion te Gjiri i Lalzit/ Bici: Bregdeti nuk do të jetë më një shesh ku bëhet përshesh

22 Gusht 2017, 09:57, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalzit ka nisur një aksion i Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e disa ndërtesave pa leje.

E pranishme në këtë aksion ka qenë edhe kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, e cila ka deklaruar se ligji për pronën publike do të zbatohet dhe bizneset do ta pësojnë në rast se e shkelin qoftë edhe një centimetër lejen e dhënë nga institucionet publike.

“Loja, merr lejen, shkele lejen sa dhe si të duash, pastaj legalizo shkeljen për pesë lekë, do të marrë fund. Shqipëria, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund të humbasin më për llogari të xhepave të biznesmenëve të pangopur. Bregdeti, pasuria e shqiptarëve, nuk do të jetë më një shesh ku bëjnë përshesh ndërtimorët?, është shprehur ajo./CityNews





Lajmet e fundit nga