web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbërrin në Kosovë trupi i pajetë i ish-Kryeministrit të Kosovës

22 Gusht 2017, 07:13, Aktualitet CNA

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në aeroportin e Prishtinës ka mbërritur trupi i pajetë i ish-kryeministrit Barjam Rexhepi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Sipas mediave kosovare, në momentin e mbërritjes së trupit, të pranishëm ishin edhe famijarët e Rexhepit.

Ai ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare pasi në muajin prill pësoi një sulm në tru dhe më pas kaloi në koma.

Duke parë që gjendja e tij ishte përkeqësuar, ai u dërgua në një spital turk për të marrë mjekimin e nevojshëm, por nuk arriti të kthehej gjallë./CityNews





Lajmet e fundit nga