web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taksimi i Rrugës së Kombit/Nisin punimet për vënien e trarëve

21 Gusht 2017, 21:05, Aktualitet CNA

Nisin punimet për vënien e trarëve të cilët do të shërbejnë për ndalimin e automjeteve, për të paguar taksën e kalimit në autostradën Durrës- Kukës- Morinë.

Vendimi i marrë nga Ministria e Transportit, që nga sot. ka filluar zbatimi i projektit nga dy kompanitë e kontraktuara të cilat do të krijojnë infrastrukturën e nevojshme për mbledhjen e kësaj takse.

Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të rrugës së kombit rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër në gjashtë korsi, do të ndërtohen mbi dhe nënkalimet, rrethimin dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë si dhe vendosjen e trarëve, që do të shërbejë për vjeljen e taksës së rrugës

Ky vendim ka bërë që të revoltohen qytetarët Kuksianë. Sipas tyre, taksa më së shumti do të rëndoje mbi banorët e Kukësit, ndërsa shtojnë se kjo rrugë është ndërtuar me taksat e shqiptarëve.

Vendimi për taksimin e këtij aksi rrugor ishte parashikuar para shumë muajsh, por protestat e qytetarëve dhe bizneseve në Kukës, ka shtyrë zbatimin e këtij projekti.





Lajmet e fundit nga