web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Salla që “përzuri” Bashën ngrihet në këmbë për Astrit Patozin/Si e pritën vlonjatët (Foto)

14 Korrik 2017, 18:31, Aktualitet CNA

Kandidati i përjashtuar nga gara për kryetar të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, Astrit Patozi, ndodhet sot në qytetin e Vlorës, ku po zhvillon një takim me demokratët.

Astrit Patozi është pritur me duartrokitje të shumta dhe ka ngritur sallën në këmbë, teksa ka marrë fjalën.

Ai po zhvillon takim me demokratët kundër Bashës në po të njëjtë sallën ku ishte ky i fundit pak ditë më parë, në takimin e tij të fushatës për kreun e PD, por që u prit me protesta dhe me thirrje të ashpra./CityNews





Lajmet e fundit nga