web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis takimi i grupit anti-Basha në Vlorë/Ish-ministri i Berishës: PD, parti e intelektualëve

14 Korrik 2017, 18:09, Aktualitet CNA

Grupi i demokratëve kundër Lulzim Bashës po zhvillon sot takimin e dytë, në qytetin e Vlorës.

Takimi u njoftua nga kandidati i përjashtuar nga gara për kreun e PD nga Basha, Astrit Patozi, dhe po mbahet në teatrin ?Petro Marko?.

Ish-ministri i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj tha nga Vlora se Partia Demokratike është parti e intelektualëve dhe të rinjve. Sipas tij, në themel të kësaj partie duhet të jetë gara.

?Kur themeluam PD kishim pak a shumë moshën e këtyre, tani fëmijët tanë duan një forcë poltike të djathtë, që të ketë në themel garën. Këtu në sallë ka shumë intelektual dhe ne jemi themeluesit e një partie intelektualësh dhe të rinjsh?, tha Mustafaj./CityNews





Lajmet e fundit nga