web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperatura shumë të larta? Prindër, ja disa këshilla si të mbroni fëmijët tuaj nga dielli i fortë

13 Korrik 2017, 06:35, Lifestyle CNA

Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin ditëve të fundit janë bërë të rrezikshme sigurisht për shëndetin e njeriut.

Këto ditë pritet që temperaturat të shkojnë mbi 36 gradë Celsius dhe sigurisht duhet të tregojmë një kujdes të vecantë për veten tonë, por më tepër për fëmijët.

Në këto ditë të nxehta duket të shmangim pikërisht atë që doktorët e quajnë ?Goditje nga të nxehtit?. Ju mund të pyesni se cfarë është kjo?

Goditja? nga i nxehti është një lloj gjendje e plogësht e shëndetit, e cila mund të shfaqet me simptoma pak a shumë intensive për shkak të rritjes së papritur të temperaturës së trupit në stinën e verës.

Është një e ?keqe?, e cila më së shumti prek fëmijët. Në raste të tillë, mjekët pediatër këshillojnë që të shmangni ushqimet me yndyrë të shumtë, konsumoni më shumë sallatra dhe pini shumë lëngje.

Simptomat që karakterizojnë këtë gjendje të shëndetit gjatë verës janë të ndryshme dhe mund të manifestohen me intensitet: vjellje, dhembje koke, rritje temperature, dhembje barku, lodhje, plogështi dhe madje edhe nervozizëm.

Prandaj ne po ju sjellim disa këshilla që do t?ju ndihmojnë të parandaloni goditjet nga i nxehti tek ju dhe fëmijët tuaj.

1- Mos e nxirrni fëmijën për të bërë aktivitet fizik ose sportiv në orët më të nxehta të ditës
2- Mos e ekspozoni kurrë në diell në oraret më të rrezikuara (nga ora 11:00 deri në 17:00)
3- Ajrosni sa më shumë ambientin, duke përdorur qoftë edhe një ventilator. Por mund të ndizni edhe kondicionerin, por duke e graduar në temperaturën normale për pak minuta (23-24°).
4- Vishini fëmijës suaj rroba të lehta (lino ose pambuk)
5- Visheni me ngjyra të çelëta, të cilat nuk i thithin rrezet e diellit
6- Në diell fëmijën ekspozojeni shumë pak dhe vetëm pas vitit të parë të lindjes. Rrezet e diellit janë shumë të dobishme pasi nxisin prodhimin e vitaminës D, por ekspozimi duhet të bëhet në mënyrë graduale
7- Mos harroni asnjëherë që të përdorni kremra kundër diellit me mbrojtje të lartë
8- Freskojini shpesh kokën ose të gjithë trupin me ujë në një temperaturë normale
9- Rritini hidratimin për të zëvendësuar lëngjet e humbura nëpërmjet djersitjes. Në rast të vapës së madhe, të dobishme mund të jenë edhe pijet të cilat përmbajnë kripëra minerale
10- Përdorni një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime.





Lajmet e fundit nga