Asnjë deputet në Parlament/Ish deputetja e PS tregon publikisht se ç’do të ndodhë me LIBRA
Ish deputetja e Partisë Socialiste dhe personalitetja e rënd...
Ka një debat klandestin, rreth Presidencës së Ilir Metës. Ky është i vetmi mandat presidencial në Shqipëri, që ka prodhuar më shumë debate, pasi është zgjedhur Presidenti, se sa para se të zgjidhej. Madje pas zgjedhjes, njeriu më i mërzitur ishte Presidenti i zgjedhur dhe më të gëzuar ata që e zgjodhën. Kurse pas 25 Qershorit njerëzit më të mërzitur, janë ata që e zgjodhën dhe natyrisht më i qetë është Presidenti i zgjedhur.
E gjitha kjo vjen nga fakti se të dy palët, fshehin atë që ka ndodhur dhe merren me pasojat.
Presidenti u zgjodh pas një marrëveshjeje të pistë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Meqë opozita nuk po dilte nga çadra dhe Basha kishte hedhur poshtë Paketën ?McAllister?, Edi Rama mori mbështetje për të shkuar në zgjedhje pa opozitën, dhe për këtë i duhej Ilir Meta. Ky i fundit, në kushtet e pazarit, përfshiu disa deputetë të LSI në listat e PS, të cilët do të ishin digë penguese për të mos shkuar Edi Rama 100 deputetë, dhe posti i Presidentit për Ilir Metën.
Pasi e gjitha kjo u bë dhe Meta e mori atë që duhej nga marrëveshja me Ramën, ai formoi një koalicion me Shpëtim Idrizin dhe disa parti të tjera të vogla, kundër futjes në zgjedhje pa opozitën, duke e rrethuar Ramën pa rrugëdalje, biles duke kërcënuar dhe me dorëheqje të Presidentit. Në minutat e fundit, Rama e gjeti rrugëzgjidhjen tek Marrëveshja me Lulzim Bashën dhe i iku këtij rrethimi dhe prishjes në mënyrë të njëanshme të Marrëveshjes nga Meta.
Marrëveshja me Bashën ishte dhe një lloj hakmarrje ndaj gjithë çfarë i kishin bërë ata që ju shfaqën përballë si ?opozita e bashkuar? më 17 Maj.
Pas zgjedhjeve jemi në një situatë tjetër. Edi Rama ka fituar i vetëm, Basha po ashtu ka humbur i vetëm, pasi zhduku gjithë ish-PD-në nga lista, ndërsa Ilir Meta ka rezituar i vetëm dhe ka mbrojtur votat e tij.
Tani të gjitha debatet rreth legjitimitetit të Ilir Metës si President, duhet të jenë debate politike dhe jo ligjore. Dhe politikisht Ilir Meta do të jetë President i Shqipërisë për shumë arsye.
Kryearsyeja është se Ilir Meta do të rrezikohej në atë post, vetëm nga një aleancë e re, thelbësore, qeverisëse, PD-PS, ku Partia Socialiste mund t?i jepte Presidentin opozitës së PD. Kjo gjë nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur. Mund të jetë ndonjë partneritet apo bashkëpunim për reforma, por nuk do ketë koalicion, kështu që nuk do të ketë as nevojë për një shumicë anti-presidenciale.
Nga ana tjetër, debatet për Presidentin, nuk mund të ngushtohen në interpretime vakancash në Kuvend, apo në teori që bazohen mbi sjelljen e papranueshme dhe fjalorin anti-presidencial të Ilir Metës gjatë fushatës elektorale. Debati për Presidentin është politik dhe duhet të shprehet kundër tij një shumicë politike kushtetuese. Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk mund të bojkotojnë seancën e 24 Korrikut, fshehurazi dhe pa marrëveshje me njëri-tjetrin. Ata ose vendosin të mbajnë Ilir Metën President, ose i kërkojnë atij dorëheqjen më parë dhe ai ka thënë vetë që nëse ma kërkojnë e jap dorëheqjen.
Por kjo nuk ka për të ndodhur dhe ndaj debatet dhe skenarët rreth Ilir Metës janë të padobishëm. Ilir Meta përtej kësaj mund të jetë dhe një President i mirë, nëse i rikthehet qetësia e asaj çfarë i ndodhi në fushatën elektorale. Për dashuri nuk ka nevojë, boll të jetë rigoroz, me Kushtetutën dhe t?i japë një autoritet real insitucionit të Presidentit. Për fat Presidenti i përket përsëri opozitës dhe LSI mund të jetë opozita më thelbësore në vend, pas degardimit që po pëson PD, me saldimin e Bashës pas karriges së SHQUP, pas disfatës.
Është koha, që ata të cilët u gëzuan kur ja ?ngecën? Ilir Metës Presidentin, të qetësohen dhe Ilir Meta që u mërzit kur e mori, të ndjehet më i gëzuar. Kaq ishte. Zgjedhjet mbaruan!/Tema
Ish deputetja e Partisë Socialiste dhe personalitetja e rënd...
Gjykata e Krimve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për ...
Kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e bëri...
Mijëra persona në Tiranë gjatë gjithë vitit takojnë doktorin...
Gruaja e kryetarit të Partisë Socialiste në Tiranë, Saimir ...
Policia e Korçës ka parandaluar ditën e djeshme vetëvrasjen ...
Dy mesazhe kërcënuese janë gjetur në celularin e biznesmenit...
Ky edicion i nëntë i Big Brother Albania është zhvilluar mid...
Nga Enno BOZDORezultati zgjedhor është pak të thuhet që isht...
Ditën djeshme mori jehonë, protesta e zhvilluar nga banorë t...
CityNews prej kohësh ka raportuar ekzistencën e një grupi të...
Roxhena Ziu, studente 22 vjecare në Rumani, vajza e nën/drej...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka komentuar për herë të pa...
Një situatë e turpshme dhe skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e ...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Policia e Shteti njofton se është në një operacion antikanbi...
Zbardhen detaje nga krimi qe ndodhi ne oret e para te mengje...
Temperaturat e larta në vend, vijojnë të shkaktojnë jo pak p...
Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Al...
Anëtari i djathtë i Këshillit të Tiranës, Fabian Topollaj së...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...