web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Godet dekriminalizimi/ Dorëheqjet “shpartallojnë” këshillat bashkiake

27 Maj 2017, 09:00, Aktualitet CNA

I hyrë në fuqi, që prej disa muajve, ligji i dekriminalizimit ka nisur të japë efekt jo vetëm në pastrimin e zyrtarëve të administratës shtetërore, të gjytarëve e prokurorëve, por edhe tek të zgjedhurit. Nëntëdhjetë prej këshilltarëve bashkiakë, të përfshirë në detyrimin për të mbushur formularët e dekriminalizimit janë dorëhequr, duke u zëvendësuar me të tjerë, ndërkohë që gazeta ?Sot? lajmëron se kjo shifër pritet të shkojë në njëqind e pesëdhjetë.

?Vetëm ditën e djeshme  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar gjashtë vende vakant të këshilltarëve bashkiakë, të cilët dhanë dorëheqjen si pasojë e frikës nga ligji i dekriminalizimit?, publikon ?Sot?, duke vijuar: …në përmbushje të detyrimit ligjor, ende Prokuroria e Përgjithshme vazhdon hetimet për çdo anëtar të këshillave bashkiake.Shumica e anëtarëve kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa disa të tjerë janë larguar pas kërkesave të bëra nga Prokuroria e cila ka konstatuar qënien e tyre të kriminalizuar.

Kujtojmë se ligji për dekriminalizimin e ndalon zgjedhjen dhe emërimin e personave që janë dënuar minimumi dy vjet me vendim të formës së prerë. Pezullohen nga detyrat ata që janë dënuar me dy vite nga gjykatat e shkallës së parë. Verifikimi i të dhënave që përbëjnë shkak për pazgjidhshmëri dhe pakandidueshmëri, bëhet përmes vetëdeklarimit të subjektit që kërkon të kandidojë, të zgjidhet apo të emërohet, e mandej përmes verifikimit prej insititucioneve të specializuara. Refuzimi për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit apo mosdorëzimi i tij, siç përcakton ligji përbën shkak për mosregjistrimin e kandidatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo për mos emërimin e tij nga organi përgjegjës./ Citynews





Lajmet e fundit nga