web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lista e Bashës që përdhos Korçën

27 Maj 2017, 08:15, Aktualitet CNA

Dje në orët e mesnatës Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha, bënë publike listën e kandidatëve për deputetë, në të gjithë Shqipërinë.

Një listë për tu mëshiruar nga jugu në veri, hapi i fundit mesa duket i Bashës drejt shpartallimit të PD dhe një mundësi e re dhe shans për Ben Blushin dhe Sfidën e Bojaxhiut.

Në Korçë, Partia Demokratike të parën në listë paraqet një pedagoge të universitetit, e cila në vitin 2001 ka qenë kandidate e PDR të Genc Pollos. Ajo ishte shkaktarja e humbjes së PD në një zonë dhe më pas nuk ka pasur asnjë lidhje me politikën aktive në qendër, e jo më pastaj në Korçë.

Gjithsesi në atë listë ndoshta është e vetmja që duhet anashkaluar dhe nuk mund të gjykohet. Vendosja e saj ka një tjetër anë që duhet vlerësuar politikisht.

Zonja Duka mund të mbledhë vota për PD më pak se çdo kryetar komune që kanë pasur demokratët në Korçë, jo për shkak të paaftësisë së saj, por për shkak se të vendosësh atë emër në krye të listës është njësoj si të çojë Erjon Braçen apo Taulant Ballën në Korçë. Ajo në memorien e korçarëve është ish sekretarja e rinisë të PPSH-së.

Lista pasohet nga një prej njerëzve më qesharakë të opozitës, pa asnjë eksperiencë, i çohet bazës së PD, i quajturi ?ortaku? i Sadri Abazit, i cili ashtu si edhe Duka më shumë se sa për të mbledhur vota do të jenë për show.

I treti në listë është një nga miqtë e ngushtë të ish zëvendës kryeminsitrit Niko Peleshi, Hekuran Hoxhalli, njeriu i cili në zgjedhjet e vitit 2013, punoi hapur kundër PD, ishte një nga shkaktarët e humbjes në Devoll, sot shpërblehet me një vend të sigurt në listë, por me shumë gjasa vështirë se e ka edhe aq.

Lista pasohet nga një tjetër personazh pa asnjë lidhje politike në qarkun e Korçës, ai quhet Klevis Balliu dhe merita e tij e vetme është se është djali i mikut të ngushtë të Hekuran Isait, i një ish bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit, një njeriu të akuzuar publikisht për afera dhe korrupsione, për gjoba dhe batakçillëqe të panumërta. Se sa respekt kanë progadecarët për këtë farë njerëzish, këtë do ta lexojmë me 26 qershor.

I pesti është kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mane, një qesharak politik, dikur drejtor arsimi në Korçë akuzuar se merrte 2.000 euro për një vend pune. I përket kastës së servilave që nuk i duhen as dreqit. Është i pesti në listë që ta nxisin edhe më tepër që të punojë, por ai është i humburi, i parë i listës, me shumë gjasa do të pasohet edhe nga numri i katërt.

I gjashti Ligoraq Karamelo, i cili ka qenë deputet i Korçës, përfaqësues i PBDNJ dhe nuk jep asgjëje të re listës së demokratëve në Korçë, e cila është lista që përdhos Korçën dhe në veçanti demokratët korçarë dhe ky është momenti ndoshta më kritik për PD.

Por Lulzim Basha nuk ka këtë hall, ai ka hallin e partisë, edhe sikur t?i ngelen 10 deputetë për atë është maftueshëm dhe me shumë gjasa do të ketë shumë më pak vota dhe mandate përfaqësuesish në parlament se sa në vitin 2013./CityNews





Lajmet e fundit nga