web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fjala e fundit në çadër/Basha zbulon planin e PD: Çfarë do bëjmë në vazhdim

18 Maj 2017, 17:26, Aktualitet CNA

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, po flet nga çadra e protestës, e cila ndodhet në ditën e 90 dhe të fundit të betejës. Opozita vendosi sot të futet në zgjedhje, të cilat u shtyn më 25 qershor.

Në lidhje me këtë, Basha zbuloi dhe rrugën që do të ndjekë opozita në vijim. Sipas tij, lëvizja që nisi më 18 shkurt nuk do të ulet, por do të marshojë në çdo vend të Shqipërisë.

?Ju ishit shpresa e çdo shqiptari dhe Shqipërisë. Sot ju jeni e ardhmja e Shqipërisë evropiane. Kjo lëvizje shembi sot muret e kështjellës së republikës së vjetër. 90 ditë më parë vendi ishte i pashpresë. 37 ditët e ardhsme kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në çdo vend të Shqipërisë. Kurrë më parë Evropa nuk ka njohur një bashkim të tillë zemrash e vullnetesh si kjo lëvizje e pamposhtur. Ndeshja fillon pas një jave dhe ne marshojmë drejt fitores?, tha Basha./CityNews





Lajmet e fundit nga