web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama-Basha "thikë pas shpine" aleatëve

18 Maj 2017, 17:10, Aktualitet CNA

Dy partitë e mëdha kanë firmosur sot marrëveshjen politike. Siç e shikoni në linkun më poshtë, janë të gjitha detajet që përfshijnë marrëveshjen politike të 18 majit, mes krerëve të partive të mëdha politike në vend.

Në rast se do t?i hidhnim një sy të shpejt, kjo marrëveshje ka gjashtë kolona kryesore, e para dhe më kryesorja duket se janë zgjedhjet.

Në pikën 2 të grupit të parë, që përfshin zgjedhjet, thuhet:

2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.

Pra, palët kanë rënë dakord që brenda një jave partitë e opozitës të regjistrohen në KQZ, gjithashtu të bëhet dhe regjistrimi i listave shumëemërore. Ajo që bie në sy është fakti se në marrëveshjen e sotme politike nuk ka asnjë detaj apo rivendosje afatesh për regjistrimin e koalicioneve. Gjithçka quhet e mbyllur dhe është pranuar vetëm regjistrimi i forcave politike dhe listave shumëemërore të tyre.

Kjo duket të jetë një marrëveshje e dy të mëdhenjve, edhe njëherë si në vitin 2008. Këtë herë, nuk ka ndryshime kushtetuese, por ka një lojë dhe skenar, që ka çuar partitë e vogla të vetme në këtë fushatë elektorale.

Pra, orekset e LSI, PDIU dhe ndonjë partie tjetër për të fituar mandate të pamerituara për shkak të formulës dhe sistemit zgjedhor duket se janë shuar. Tashmë do të kemi sistem zgjedhor proporcional-rajonal, por nuk përfshihen koalicionet, të cilat në këtë sistem favorizonin partinë e dytë të koalicionit, e cila mblidhte mbetjet e forcës kryesore dhe partive të tjera aleate. Kjo tashmë nuk do të jetë më. Pra, askush nuk do të marrë dot mandatin e më të madhit. Gjithçka do të jetë thjesht dhe vetëm sipas votave që ka çdo subjekt politik.

Së pari, kjo formulë duket të ketë si kokë të parë ?turku? LSI, më pas PDIU, por pse jo edhe republikanët e Fatmir Mediut apo agrarët e Agron Dukës.

I pari, pra Mediu, ka pasur katër mandate nga zgjedhjet e vitit 2013, tre prej të cilave të fituara për shkak të sistemit.

Marrëveshja Rama-Basha ka pasur dhe një thikë tjetër pas shpine, që aleatët e tyre kryesorë të jenë edhe më të dobët në zgjedhje. Një sinjal i parë i tyre se beteja me të vegjlit nuk është ndalur.

Ndoshta kjo marrëveshje, pika ku koalicionet shmangeshin, mund të jetë dhe arsyeja e vetme e takimit Meta-Berisha./CityNews

Zbardhet marrëveshja e plotë Rama-Basha/Ja çfarë i kalon opozitës





Lajmet e fundit nga