web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Kastriot Myftaraj/Do t’i shfarosim si insekte esatistët shqiptarë apo të huaj!

15 Maj 2017, 19:24, Aktualitet CNA

Gazetari Kastriot Myftaraj ka sulmuar drejtorin e Drejtorisë së Hetimit dhe Parandalimit të Akteve Terroriste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale videon e këngës ?Samo? të një këngëtareje serbe, që sipas Myftarajt, e bën këtë për t?u paraqitur si i përkushtuar ndaj Jugosllavisë së Re.

?Drejtori i Drejtorisë së Hetimit dhe Parandalimit të Akteve Terroriste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gledis A. Nano në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka vendosur videon e këngës ?Samo? të këngëtares serbe Stoja Novakoviç. Kuptohet, ky Gledisi, burrë me emër femre, e bën këtë për t? u paraqitur si i përkushtuar ndaj Jugosllavisë së Re, të kamufluar si Bashkimi i Ballkanit Perëndimor, ku duan të përfshijnë dhe Shqipërinë, gjë për të cilën është inicuar partneriteti Edi Rama-Vuçiç?, shkruan gazetari.

Më tej, Myftaraj parashtron pyetjen nëse do të bënte të njëjtën gjë kolegu serb i Gledisit, ndërsa i ofron këtij të fundit një tjetër këngë. Përmes këngës ?Avni Trimi? të kënduar nga këngëtarja shqiptare Shqipe Kastrati, gazetari Myftaraj sqaron se të gjithë ata që bëjnë veprimtari antikombëtare, qofshin politikanë shqiptarë apo diplomat të huaj, do t?i nënshtrohen Vettingut Kombëtar të stilit Avni Rustemi ndaj Esat Toptanit.

A mund të ndodhë që kolegu serb i Gledisit të vendosë në profilin e tij në Facebook një këngë shqiptare?

Nëse Gledis Nano me këngën e Stojës kërkon t? u përkujtojë vartësve të vet, të cilët më ?arrestuan? mua dhe më pyetën gjatë gjithë natës së 9-10 majit, përkushtimin ndaj Jugosllavisë së Re, unë po ofroj këtu një tjetër këngë, të kënduar nga një këngëtareje shqiptare, që të shërbejë si kujtesë për ata që punojnë për Jugosllavinë e Re qofshin këta edhe politikanë shqiptarë esatistë ose diplomat të huaj, meshkuj ose femra qofshin.

Secili prej tyre të ketë parasysh se nëse bën këtë veprimtari antikombëtare, do t?i nënshtrohet Vetingut Kombëtar të stilit Avni Rustemi ndaj Esat Toptanit që kishte bërë marrëveshje të fshehtë për t? ia shitur Shqipërinë Serbisë. Në emër të nenit 3 Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që e sanksionon Sovranitetin si të parën nga bazat e shteti që mbrohet posaçërisht, dhe që në Kodin Penal janë të zbërthyer në elementët përbërës të sovranitetit, cënimi i të cilëve përbën vepra të rënda penale, do t? i shfarosim si insekte esatistët e rinj, shqiptarë apo të huaj sorosianë qofshin, kur shfaqen si argatë të Jugosllavisë së Re. Pastaj Stoja le të bëjë këngë për ta./CityNews





Lajmet e fundit nga