web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama nga Shkodra/Partnerët e PD e kanë thënë shumë qartë

15 Maj 2017, 16:21, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, po flet në këto momente nga qyteti i Shkodrës në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Në vijim të fjalës së tij, Rama tha se Partia Demokratike ka vendosur të arratiset edhe pse vetë partnerët e PD e kanë thënë qartë Shqipëria duhet të bëjë zgjedhjet.

”Partia Demokratike ka vendosur që të arratiset. Ka vendosur që t?i lërë pa votuar ata që do ta zgjidhnin. E ka bërë këtë sepse ka frikë nga drejtësia. Sepse nëse do të themi që Lulzimi e rregullon me gjykatën me një raport mjekësor, nuk ka familje të zakonshme që nuk e rregullon pa para në dorë. Ata që ndodhen në Partinë Demokratike janë bashkuar si “mishi me thoin” me ata që i’a kanë marrë shpirtin këtij vendi. Vota e 18 qershorit është shumë më tepër se sa një votë për Partinë Socialiste. Unë ju them të bashkojmë votat për të pushuar nga puna gjykatësit e korruptuar. Demokracia është zgjedhje, në demokraci të gjithë mund të paraqiten në zgjedhje, askush nuk është i detyruar të presë atë që nuk paraqitet. PD vendosi të mos hyjë në zgjedhje, është zgjedhja e atyre që janë në krye të saj. Partnerët e Partisë Demokratike e kanë thënë shumë qartë, Shqipëria duhet të bëjë zgjedhjet, duhet të votojë reformën në drejtësi dhe duhet më pas të nisë negociata për BE.”/CityNews





Lajmet e fundit nga