web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Azgan HAKLAJ-PAS QEVERISË MUSTAFA BIE QEVERIA RAMA/KUR BIEN QEVERITË NGRIHEN KOMBET

13 Maj 2017, 07:31, Aktualitet CNA

Ky postulat i historisë i deklaruar nga gjeniu Napoleon Bonaparti është lejtmotivi  i Opozitës Shqiptare, e cila prej 85 ditësh po proteston pikërisht për të mbrojtur kryevlerën kombëtare dhe Evropiane në të njëjtën kohë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nëpërmjet votës së lirë dhe rikthimin e qeverisjes dhe të shtetit te së drejtës në duart e popullit sovran.

Beteja epike e spartanëve blu dhe e ansamblit opozitar, mbështetur nga mazhoranca morale është në themel të atyre vyrtyteve të rralla që i trashguam nga historia jonë e vjetër dhe e re.

Opozita dhe lideri i saj z. Basha pas tre muaj qëndrese në Sheshin e Nanë Terezës  me bekimin e saj hyjnor zbresin nesër në sheshin e kryetrimit Gjergj Kastrioti për t?u betuar përpara Tij dhe Flamurit Kombëtar se Atdheut tonë do t?ja kthejnë lirinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur nga bandat kriminale, nga çetat e çiçikovëve të binomit Rama -Meta.

Tashmë pas tre muajsh qëndresë në Çadrën e Lirisë në tempullin e mazhorancës morale që do të jetë gurëthemeli i Republikës së Re, për këdo, për miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë është e qartë se në këtë vend të vogël, por fisnik që të huajt e thërrasin Albani po ndodh diçka e jashtëzakonshme.

Shqiptarët janë ngritur për të marrë vetë në dorë fatet e veta jo vetëm në hapësirën londineze , 28000 km katrorë , çertifikuar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, por në mbarë hapësiren shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Luginën e Preshevës.

Opozita Shqiptare, lideri Basha dhe qindra-mijra vetë, që protestojnë, janë thellësisht evropianë, në qëllime, sjellje e veprime.

Nëse do të perifrazoja fjalët e Atit të Shenjtë Papa Françeskut, i cili i quajti me të drejtë martirët e Krishtërimit në trojet tona qytetarët më të mirë të Evropës, deklaroj me bindje të thellë dhe krenari se Opozita, që nesër zbret në sheshin e Kalorësit të Lirisë është Opozita më e mirë dhe më dinjitoze e Evropës për tre arsye madhore.

Opozita është ngritur në këmbë për mbrojtjen e votës së lirë që është institucioni më i rëndësishëm nga ku burojnë të gjitha pushtetet e shtetit të së drejtës. Vota e lirë eshtë gurëthemeli i Bashkimit Evropian SHBA-së e Botës Euro-Atlantike.
Opozita shqiptare në këto katër vjet si asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit është përballur me një bandë qeverisëse të kmerëve të kuq që instaluan komplotin politik, ekonomik nga pushteti i tyre kleptokratik, plutokratik.

Pasi asgjësoj sipërmarrjen e lirë nëpërmjet monopoleve dhe oligopoleve Republika e Vjetër kërkon të asgjesojë politikisht shtyllën e demokracisë, Opozitën historike që shembi diktaturën më të egër në Evropë dhe krijimin e nje opozite fasadë shtojcë të pushtetit të pazareve Rama-Meta.

Qeveria oligarkike, narkorepublika e vjetër e arkitektëve Rama-Meta ka çimentosur në ngrehinën e bunkerit shtet, në qeverinë me maskë, me ferexhe, një tufë kriminelësh e trafikantësh.

Ky Keops kriminal është më i madhi në historinë tonë kombëtare dhe atë t? Evropës që nga Lufta e Dytë Bot?tore.

Zoti Basha dhe Opozita në një betejë të pabarabart? si ajo e Davidit me Goliatin apo si e spartanëve t? Leonidhës përballë ushtrive t? panumërta të persëve të Kserksit e ka shpartalluar kët? bunker, nga i cili ka mbetë vetëm skeleti i zi dhe i ndryshkur i qeverisë bandë, e cila me një akt të pashembullt ka dënuar veten me vetëvrasje me 18 qershor.

Edi Rama dhe ata që mendojnë ta gradojnë guvernator të Shqipërisë kundër vullnetit të popullit të saj bëjnë mirë të germojnë në memorien historike dhe të kujtojnë fatin e Hamza Kastriotit në betejën e Albulenës të 2 shtatorit 1457. Tradhtari nuk e mbajti as një orë kurorën e vasalit të sulltanit mbi Krujën, kryeqytetin e Arbrit, sepse garda Arbnore e Gjergj Kastriotit e bëri cope-copë ushtrinë armike dhe mbretit të vetëshpallur i vunë prangat dhe ashtu të lidhur e dërguan në Kalanë e Krujës para popullit që brohoriste për fitoren madhështore të Albulenës.

Presidenti Benxhamin Franklin na mëson se: Kush nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë.

Sot mbarë kombi shqiptarë eshtë ngritur për të drejtat e tij universale.

Edhe Zoti po flet shqip.

Simbolet e betejave madhështore Ramush Haradinaj e Ali Ahmeti qëndrojnë madhështorë në Prishtinë e Shkup si piramida të kombit shqiptar.

Tuzi shqiptar qeveriset nga të zotët e shtëpisë dhe u mëvehtësua si komunë urbane.

Parlamentin e Maqedonisë e kryeson Telat Xhaferi, pavarsisht përpjekjeve të dëshpëruara në agoni të Ivanovit.

Shqipëria më 13 maj do të flasë me gjuhën e Gjergj Kastriotit.

Pas rënies së Qeverisë Mustafa rradhën e ka për të rënë Qeveria Rama.

Rama Ik. Të pret Albulena.

Republika e Re po lind me një qeveri, siç thoshte Abraham Linkolni: “Nga popolli, e popullit, për popullin”. Kryeministër Lulzim Basha.





Lajmet e fundit nga