web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zëvendës ministrja e Brendshme flet për protestën e PD/Kemi marrë disa informacione

12 Maj 2017, 20:58, Aktualitet CNA

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea kan folur mbrëmjen e sotme në një televizion lokal në lidhje me protestën e Partisë Demokratike.

Gjebrea tha një ditë përpara prostesës se ka informacion që e bëjnë Policinë që të jetë e kujdesshme.

?Ne jemi të sigurt dhe të qetë për protestën që do organizohet nesër nga PD dhe policia është në gatishmëri të plotë, të mirëtrajnuar për të përballuar këtë protestë. Ne jemi të sigurtë që ata do tregojnë profesionalizmin dhe do tregojnë pse besimi i qytetarëve është tek policia. Sigurisht ka informacione që na bëjnë të jemi më të kujdesshëm por jam e bindur që strukturat e policisë që edhe sot që flasim po trajnohen nga misionet amerikane dhe euorpiane për të reaguar në raste të tilla. Këto informacione i ka policia. Nuk jam në pozicionin që të jap detaje, kemi disa indicie, pro kjo nuk do të thotë se policia nuk është në gjendje të përballojë këtë protestë?, tha Elona Gjebrea./CityNews





Lajmet e fundit nga