Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Nga Azem PARLLAKU
Sherri i politikës ka larguar vëmendjen nga problemet reale që kanë qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa ndërkombëtarët bëjnë thirrje për kompromis për hir të stabilitetit, në realitet parimet e demokracisë po harrohen çdo ditë e më shumë, qetësia e njerëzve është prishur, e ekonomia dhe biznesi po lëngon. Mosmarrëveshjet dhe mllefet e politikës, kanë degraduar si kazanet me zift të nxehtë mbi kokën e të ardhmes. Politikanët shqiptarë, veçanërisht ata lider, sillen si perandorë e mbretër, në vend që të sillen si mendimtarë dhe apostuj të jetesës së begatë për shqiptarët e shumëvuajtur.
Po na vrasin çdo ditë thonë qytetarët, teksa askush nuk dëgjon. Po na vrasin me antenat, me mishin nga Brazili, me miellin nga Serbia, me pulat nga Argjentina, me qumështin pluhur, që pastaj bëhet kos dhe ne vrasim mendjen hahet apo pihet. Po na vrasin me hashashin, me ajrin me përqindjen më të ndotur në Europë, me ujin qe vjen erë, me trafikun e çdo mëngjesi, me shëndetësi falas, me konçesione, po na djegin në spitale private. Por ç’është më e keqja po na vrasin shpresën.
Prandaj ikin shqiptarët, prej padrejtësive, prej pamundësive, prej sherreve. Ikin se ndjehen të lodhur dhe të frustuar, ndjehen pa zot, ndjehen të keqardhur dhe në ankth për të ardhmen e fëmijëve. Nuk ulen njëherë të qetë në tryezën e thjeshtë të bukës, mbasi politikanët e lagjes më të varfër të Europës, janë bërë si fantazma të frikshme. Dhe populli i gjorë i ndjek pandërprerë, teksa poshtërohet sërish. Ikin të rinjtë mbasi rinia e tyre është vrarë me reforma në arsim për të pasuruar diplomoret buzë Lanës. Rinia është shurdhuar nëpër call centera. Dhe të shkretët nuk ankohen, se ju duhen ato dy para për të paguar shkollën, e për të ngrënë ndonjë vakt bukë. Politikanët sillen si shpikës të lirisë dhe votimit të ndershëm, ndërsa shqiptarët kanë vite që vijnë vërdallë duke u bëre turpi i Europës.
Festjomë Ditën e Europës, po ç’lidhje kemi ne me Europën, kur presim si do vejë halli i zgjedhjeve, i vettingut, i çadrës, i protestës, etj. Etja për jetë të qetë dhe harmoni është fabula e qytetërimit, ndërsa shqiptarëve u shkoi jeta duke u përpjekur si heronjë të gabuar në beteja idiotësh. Lufta për vetveten është kthyer sot në debat, në analizë, ku marrin pjesë të “paditurit” e kohërave të fundit duke mbjellë mendësinë e vetvetes dhe duke shfarosur idetë që krijojnë jetë të lumtur në bashkëjetesë. Kjo mendësi po vulos fatin e shqiptarëve se drejt kujt rruge po shkojmë.
Kjo udhë nuk i ngjan udhës së shpresës, por ngjan me udhën që çon drejt dhe rrënimit. Frytet nuk vonojnë të vijnë, sepse çka është mbjellë deri tash, po korret e do të korret nga vetë ne, qenie njerëzore që kemi sy por nuk shikojmë, kemi veshë por nuk dëgjojmë. Ky është kurthi që politika ka kurdisur, ndërsa vijon të majmet me marrëveshje të hapura dhe të heshtura. Bëjmë zgjedhje, nuk bëjmë zgjedhje. Bëjmë Reformë në Drejtësi, nuk bëjmë Reformë në Drejtësi, kjo është retorika boshe që, politikanët përcjellin para kamerave dhe në rrjetet sociale të komunikimit.
Deputetë, oligarkë, e politikanë janë grumbulluar të gjithë nëpër komplekse vilash, bashkë me njëri-tjetrin. Larg nga njerëzit e tjerë. Me roje dhe kamera sigurie. Dhe të gjithë i shkollojnë fëmijët e tyre jashtë. Në sytë e popullit partitë dhe politikanët sulmojnë njëra-tjetrën duke mbjellë përçarje dhe terror psikologjik. Çdo faqe e fytyrave që shohim dhe ndjekim nëpër debate, sulme e kundërsulme, janë shfaqje e së vërtetës së këtyre mendësive që vjelin dhe korrin frytet e kësaj vepre që prodhohet sot nëpër kulisat e pushtetit. Të mbjellësh dogmë dhe fatalitet, të prodhosh luftë shpirtërore dhe psikologjike, të uzurposh nëpërmjet padrejtësive mendimin dhe dëshirën për jetën në harmoni dhe begati, i je nënshtruar vullnetit të të ligut, i cili kërkon luftë dhe jo paqe, kërkon vuajtje dhe jo gëzim, kërkon dëmtim dhe jo harmoni, kërkon të vendosë pushtetin e tij. Një turmë prej mijëra vetash sipas Giovanni Sartorit “miraton me brohoritje propozime që e njëjta turmë, e ndarë në grupe të vogla, do t?i hidhte poshtë”.
Më tej Sartori citon Mikels-in që thoshte me një fjali se është më lehtë të zotërosh masën se auditorin e vogël. Dhe gjithnjë, sipas Sartorit, ai që fiton këtë rrugë është demagogu, është manipuluesi shembullor i sovranitetit të popullit. Demagogu u bën thirrje turmave, duke bërtitur se populli ka gjithnjë të drejtë. Por, parimi demokratik nuk e mbështet këtë absurditet. Parimi demokratik është që populli është sovran edhe në të drejtën për të gabuar, përndryshe, ç’sovran do të ishte? Po, nëse populli ka të drejtë të gabojë, nuk do të thotë se është e
Zëvendës kryeministri, Niko Peleshi në një komunikim nga Kor...
OSBE ka reguar ditën e sotme për protestën e 13 majit në Tir...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth ...
Studimet e deritanishme mbi autokracinë, autoritarizmin e to...
Kreu demokrat, Lulzim Basha foli ditën e sotme nga çadra e o...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikimin ...
Rrëzimi i Qeverisë Mustafa nga Kuvendi i Kosovës, të mërkurë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po flet në këto...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha në një postim në rrj...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani është s...
Një tjetër përplasje midis dy forcave bashkëkoalicioniste në...
Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ndalet së ironizuari kr...
Dona diskuton me Lupçen dhe Musën për debatin që patën me Da...
Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Ardi Metolli dhe ka ...
Kolegji Zgjedhor ka vendosur që në orën 15:30 të hedhë short...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur ditën ...
Shërbimet D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Po...
100 pasagjerë mësohet se kanë mbetur të bllokuar prej dy orë...
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar ditën e sotme n...
Policia ka arrestuar 35 vjeçarin, Ifran Ymeraj, banues në Vl...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...