Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Franca nuk është ajo e balotazhit, dhe është e rëndësishme që të gjithë ta, kuptojnë para se të arrijnë në përfundime të lehtë.
Balotazhi vendoste votuesit përballë me një zgjedhje, e bardha kundër të zezës, një histori politike kundër një tjetre, dhe shumë francezë nuk e pranuan. Kjo nuk ishte një sfidë që mund të entuziasmonte, as të zhgënjyerit e të majtës, as konservatorët anti-socialistë.
Kjo ishte një zgjedhje mes të ?keqes më të vogël?, dhe francezët kanë zgjedhur atë, që sipas tyre, ishte më pak keq. Sepse balotazhi është kjo, ose më saktë, edhe kjo. Ka një elektorat që shkon kompakt për të konfirmuar kandidatin e tij të raundit të parë, pastaj është një shumicë zgjedhësish që reshtohen me atë që, pak a shumë, përfaqëson më mirë interesat e veta.
Pra, Franca e raundit të dytë nuk është Franca e vërtetë. Kjo është Franca rezervë, si një lloj ndryshimi formacioni, pasi është luajtur sfida e vërtetë. Pasi në raundin e parë u manifestua Franca e vërtetë, e thellë dhe e gatshme për të treguar vetveten. Dhe kjo është një Francë, e cila nuk ajo e Macronit. Eshtë një tjetër vend, i cili është në fakt ai që doli nga raundi i parë, dhe pjesërisht, edhe nga balotazhi. Dhe është vendi që ka zgjedhur në masë për ndryshimin e politikës dhe për euroskepticizmin. Milionat e votave të Marine Le Penit, Dupont-Aignan, ato 19% të Mélenchon në raundin e parë, miliona vota e shpërndara në mozaikun e partizave anti-sistem, janë një tjetër Francë, e cila vendoset kundër europeizimit që kërkon Macroni.
Pra, ka një vend që është tashmë kundër Presidentit. Ai vend që ishte kundër Presidentit në ikje, Hollande, dhe tani, natyrisht, nuk do të mbështesë Macronin. I cili tani ka përpara një sfidë të madhe, të vështirë, interesante dhe të rrezikshme: të bindë Francën. Kombi të cilin do të komandojë është, në fakt, i ndarë, i tronditur, i frustruar, dhe nuk e sheh tek ai garanci që mund të ringrihet në këmbë. Punëtorët, fshatarësia, periferitë, sipërmarrja e vogël dhe zejtaria, shkojnë tani në qendër të programit politik të një presidence si ajo e Macronit. Sepse pikërisht aty nis pakënaqësia, dhe aty mund të rritet dhe të bëhet shpërthyese, sidomos nëse mban parasysh testin shumë delikat të zgjedhjeve legjislative të qershorit.
Shenjat e pamundësisë për të pranuar kundërshtarin si president, tashmë janë shumë. Protestat, trazirat, përplasjet, fyerjet tregojnë se detyra e vërtetë dhe më e vështirë e Emmanuel Macronit, do të jetë para së gjithash të bindë francezët, dhe nuk do të jetë e lehtë. Abstenimi, fletët e bardha dhe të pavlefshme, dhe milionat e votave për Marine Le Pen, tregojnë se ka një pjesë të rëndësishme të vendit, që nuk është e gatshme të pranojë Macronin, si të keqen më të vogël. Dhe kjo është e drejtë, sepse demokracia është edhe kjo.
Në Paris, tani fryn era e macronizmit. Do të na e pikturojnë Francën si një vend i iluminuar, racional, i lidhur me vlerat e BE-së dhe republikanizmit francez. Mediat kombëtare glorifikonin që më parë ?djaloshin? pasardhës të establishmentit dhe do ta bëjnë sërish, ndërsa shtypi ndërkombëtar, pasi u shmang rreziku i rënies së Francës në duart e të djathtës ekstreme, mund të vazhdojë i qetë ?lundrimin? në ujëra të qeta.
Por duhet të jemi shumë të matur. Franca nuk është ajo që shkoi të votojë në balotazh. Edhe vetëm fakti që i ashtuquajturi ?pakti republikan? dështoi në qëllimin për të shkatërruar konsensusin për Marine Le Penin, tregon pa asnjë hije dyshimi, se ekziston një vend i thellë, dhe se ky vend nuk gjendet në ?start-up?-et e Macronit, as në përpjekjet e tij për të iluminuar botën me financën e lartë. Tani ka ardhur momenti për Macronin, që të tregojë se edhe ai është i vetëdijshëm. / Il Giornale ? Bota.al
Dashi Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift,...
Çiftet që kanë pasur me pare debate apo kane kaluar një kriz...
Emmanuel Macron ka shkaktuar një tërmet politik në politikën...
Ajo që për partitë politike shqiptare është sfida e gjetjes ...
Menjëherë pas fitores, Presidenti i 25-të i Francës, Emmanue...
Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka ndarë mbrëmjen e sotme me ...
Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar për herë të parë zgje...
Presidenti i sapozgjedhur, Emmanuel Macron, e ka cilësuar fi...
Pas ‘nxehjes’ me Kavajën dhe tërheqjen taktike të Ramës, opo...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka uruar Pr...
Gafat dhe batutat pa kripë të sekretares së PS, Elisa Spirop...
Presidentja e Lituanisë, znj. Dalia Grybauskaite, uron z. Il...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka uruar Emman...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka sulmuar kreun...
Personi që drejtonte makinën tip ”Ford Focus” me të cilën lë...
Media belge “New Europe”, e njohur për kritikat e saj të ash...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vijuar me kritik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka publikua...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë,...
Partia Demokratike ka marrë sot një vendim politik, bazuar t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...