web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I përmendi kunatin/Xhelal Mziu përgjigje “rrufe” Ramës/Si i gënjeve qytetarët

28 Prill 2017, 21:11, Aktualitet CNA

Bashkia e Kamëz ka reaguar menjëherë pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, gjatë takimi të pasdites së sotme në Kamëz, ku shpërndau leje legalizimi. Bashkia sqaron se Rama gënjeu me të dhënat që deklaroi sot për numrin e banesave të legalizuara.

Po ashtu, kryebashkiaku Xhelal Mziu pohoi se kunati i tij nuk e donte legalizimin, duke shtuar se nuk e kishte paguar shumën që sipas Ramës ishte falas. Ditën e sotme teksa ishte duke shpërndarë legalizimet, Rama theksoi se një nga banorët që po u jepej leja ishte kunati i Xhelal Mziut.

?Qeka kunati Xhelalit ky, po prapë ne komunistët po ja bëjnë lejen e shtëpisë. Shemsi, të vjen nga se pret, s?ke ça bën kështu është jeta. Kujt ja priste mendja që Edi Rama do bënte 10-fish më shumë legalizime se partia jote. E mbani mend Saliun kur vinte e thoshte mos ja jepni votën atij se do ju vijë me buldozer. Po mirë më të paktën t?i kishte bërë Saliu, pse s?i bëri? tha Rama.

REAGIMI I BASHKSIË SË KAMZËS

Edi Rama, Kryeministri më i dështuar që pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kryemashtrues, promovuesi i krimit në politikë, erdhi sot në Kamëz dhe në vend të llogaridhënies ndaj qytetarëve, paturpësisht u mundua që të merrej me batuta, siç bën në çdo takim, duke mos pasur bilanc të punës së tij për 4 vjet. Rama, teksa shpërndante disa leje legalizimi, harroi të kërkonte falje për një nga megamashtrimet e tij për të gjithë shqiptarët bërë në qershor 2013 në Kamëz se me ardhjen e tij në pushtet legalizimet e ndërtimeve pa leje do të bëheshin falas. Ky premtim nuk u bë realitet dhe kjo u pa qartë edhe sot, teksa Rama, në vend të ndjesës ndaj qytetarëve që nuk mundi të mbante premtimin, rrekej të pohonte që ?nuk keni paguar për procedurën!? E pyesim Ramën: Sa legalizime falas ke bërë në Kamëz, Paskuqan dhe Shqipëri?! Jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë, por Rama tallet me banorët teksa pohon se e ulën faturën përkatëse edhe për truallin, nëse dikush tregonte që kishte paguar 1 vit rresht energjinë! Ky Kryeministër i ka masakruar banorët e Kamzës dhe Paskuqanit gjatë qeverisjes së tij me faturat e fryra të energjisë, me aksionet dhunuese ndaj tyre, ku nuk ka munguar as shoqërimi në polici i tyre, kallëzimi në prokurori për ata që nuk kanë pasur mundësi ekonomike të paguajnë energjinë dhe për raste janë detyruar të lidhin energjinë apo edhe mjaft familje që kanë ndenjur me muaj të tërë në errësirë! I kujtojmë Ramës që në Kamëz dhe Paskuqan ka futur padrejtësisht e përjetësisht në borxh për energjinë e pakonsumuar mijëra familje.

Sa u përket letrave të Lames dhe bashkëpunimit të pretenduar nga Kryeministri mes ALUIZNI-t dhe Bashkisë dhe qeverisë i kujtojmë Ramës se Bashkia Kamëz ka dërguar mbi 135 projekte në qeveri dhe zero financim ka pasur nga qeveria ?Rama?. Çdo letër e legalizimit e Artan Lames që ka ardhur në Bashkinë Kamëz ka pasur si qëllim: për të përfituar sekserët e tij (pra kërkesat kanë qenë joligjore, pasi kanë legalizuar objekte jashtë kritereve. Ka sjellë shkresa për t?u llogaritur faturën e pagesës ?legalizimeve falas? të qeverisë ?Rama?. Janë mbi 20 mijë objekte të palegalizuara ende në Kamëz dhe nuk duan ta bëjnë legalizimin me lekë me këtë qeveri, por falas me PD-në.

Kunati i kryebashkiakut Xhelal Mziu nuk e donte legalizimin, nuk e ka paguar vlerën kolosale të legalizimit, është false ajo çfarë bëri Rama sot, është një shoë. Sa u përket emërtimit të rrugëve, Xhelal Mziu nuk i druhet vetting-ut dhe këtë e di mjaft mirë Rama. Vetting-un nuk e do Kryeministri hajdut. Sa u përket emërtimeve të rrugëve, Kamza ka rrugë Trump-Zhvillim-Drejtësi, qeveria Rama ka emrin Soros-Drogë-Korrupsion. Rama e ka parë politikisht Kamzën dhe i ka diskriminuar banorët, të cilët kanë vetëm një kundërshtar dhe ai je ti Rama. I kujtojmë këtij Kryeministri hakmarrës se në Kamëz hoqi 5 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike, duke u mohuar edhe kafshatën e gojës, papunësia është rritur më shumë në këto vite, varfëria është ulur këmbëkryq në Kamëz. Banorët e Kamzës dhe Paskuqanit si të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë që ky Kryeministër mashtrues nuk ka mbajtur asnjë premtim. I kujtojmë Ramës se z. Xhelal Mziu vazhdon që të drejtojë Bashkinë e Kamzës, falë besimit të qytetarëve te platforma dhe puna e tij ndaj dhe ai e PS kanë shkuar nga humbje në humbje në Kamëz./CityNews





Lajmet e fundit nga