web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina merr flakë në ecje në Përrenjas-Librazhd/Policia sqaron ngjarjen

23 Prill 2017, 12:59, Aktualitet CNA

Pak më parë CityNews njoftoi se një makinë ka marrë flakë në ecje në rrugën nacionale Përrenjas-Librazhd.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Policia e cila sqaron për CityNews se kjo makinë me targa TR 3430 K ishte në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.RR., banues në Tiranë.

Mësohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike e mjetit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Grupi  hetimor  ndodhet  në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale./CityNews





Lajmet e fundit nga