Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi vendet perëndimore kundër destabilizimit të situatës politike në Maqedoni.
Komentet e tij u bënë dy ditë pas vizitës në Shkup të Komisionarit të Bashkimit Evropian Johannes Hahn, në një përpjekje për të tejkaluar bllokadën politike që u ka pamundësuar partive politike të formojnë qeverinë, që nga zgjedhjet e muajit dhjetor.
Kriza ka nxitur tension ndëretnike, pasi që partitë politike shqiptare kërkuan që gjuha shqipe të jetë gjuha e dytë zyrtare në vend, si kusht për t’u bashkuar në koalicionet e mundshme qeveritare. Kjo çoi në protesta të përditshme në tri javët e fundit.
“Situata aktuale në Maqedoni, që unë do ta quaja krizë që në shumë aspekte është nxitur artificialisht – po çon në një situatë kur ka përpjekje për ndarje të shoqërisë”, tha Lavrov, duke nënvizuar se perëndimi duhet të kuptojë rreziqet e përpjekjeve të tilla.
Ai tha gjithashtu tha se është e “çuditshme” që veprimtaritë e Rusisë në Ballkan janë konsideruar “provokuese” dhe se marrëdhëniet ruse me vendet e Ballkanit nuk duhet të jenë një shkak për shqetësim në perëndim.
Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, i tha Zërit të Amerikës se perëndimi duhet të jetë shumë i shqetësuar.
?Ne mund ta përfytyrojmë qartazi se fuqitë botërore si Rusia, kanë interesa pothuajse gjithandej nëpër botë”, i tha ai shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, pas një dite takimesh me ligjvënës amerikan në Washington.
“Më e rëndësishme është ajo se çfarë është në interesin e vendeve të rajonit. Sa i përket Maqedonisë, në jemi të qartë se anëtarësimi në NATO dhe BE është përparësi e jona. Dhe ne do të dëshironim të arrinim këto qëllime sepse besojmë që kjo është receta më e mirë për paqe, qëndrueshmëri dhe përparim ekonomik në rajon. Mbetemi të përkushtuar ndaj këtyre synimeve”, tha ai.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe analistët, thonë se përplasjet politike në rritje në Maqedoni mund të dalin jashtë kontrollit, duke rritur tensionet etnike gjithandej Ballkanit.
Javën e kaluar, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi për pasoja serioze nëse Bashkimi Evropian nuk u jep vendeve të Ballkanit perëndimorë një mesazh të qartë për bashkimin e tyre në këtë bllok, duke ju referuar rritjes së nacionalizmit dhe simpatisë pro-ruse në rajon.
Të mërkurën, ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, bëri thirrje për stërvitje të përbashkëta ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Të hënën, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviç, tha se aleatët e NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kishin mbështetur hetimin e atij që prokurorët malazez e kishin quajtur komplot pro rus për të rrëzuar qeverinë pro perëndimore për të penguar Malin e Zi që t’i bashkohet NATO-s.
Kërkesa e Malit të Zi për anëtarësim në NATO është në pritje të miratimit nga senati amerikan.
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha të mërkurën se anëtarësimi i NATO-s do të krijonte një kufi të ngjeshur përgjatë bregut të Detit Adriatik.
“Meqë Mali i Zi kufizohet me pesë vende ballkanike, përfshirë aleatet e NATO-s, Kroacinë dhe Shqipërinë, anëtarësimi i tij në NATO do të mbështeste një integrim më të madh, reformat demokratike, tregun, sigurinë dhe qëndrueshmërinë më të gjithë fqinjët”, tha ai.
Ministrat e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë ishin në mesin e pjesëmarrësve të konferencës së Departamentit të Shtetit me koalicionin global kundër grupit militant Shteti Islamik./Zeri i Amerikes
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, ka shpërthyer...
Ish-ministri i Brendshëm, aktualisht deputet i Partisë Demok...
Eshtë identifikuar shtetasi izraelit, që tentoi të largohej ...
Ish-kreu I LDE, Arian Galdini, ka deklaruar se kryeministri ...
Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Palermo të...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga SHBA p...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka vijuar ironinë dhe sulmin edh...
Ngjarjet marrin jetë në vitet ’80. Filip Çakuli ka përfundua...
Ish-diplomati Besnik Mustafaj e ka cilësuar deklaratën e kry...
Pas lajmit të ndalimit të një shtetasi izraelit, i cili kish...
Pasditen e sotme, 4 ministrat e rinj të qeverisë Rama, Fatmi...
Katër ministrat e rinj që u votuan dje në Kuvend, kanë mbërr...
Pas sulmit në Londër, ku humbën jetën 4 shtetas, mes tyre nj...
Pas alarmit të dhënë sot se Shqipëria importon mishi viçi të...
Pas arrestimit të dy djemve për gjobëvënie, i ati i tyre ka ...
Avokati i Popullit, Igli Totozani thotë në intervistë me DW ...
Pasi iu kundërpërgjigj Edi Palokës përmes rrjeteve sociale, ...
Pas gjetjes së një sasie të madhe të peshkut të ngordhur në ...
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të sëmundjes së tuberkulozi...
Pas denoncimit të një 37 vjeçare në rajonin e policisë së Sh...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...