web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Starton me dështim Big Brother

18 Mars 2017, 20:43, Aktualitet CNA

Ka nisur sot edicioni i 9-të i show-t televiziv Big Brother Albania në Top Channel. Një fillim aspak i mirë për këtë show që ngjall kuriozitetin e shumë shikuesve.

Prej disa ditësh, reklama të shumta kanë bombarduar me plot kuptimin e fjalës rrjetet sociale, duke paralajmëruar qytetarët për këtë event, por duket se nisja e spektaklit nuk ka shkuar aspak mirë.

Problemet teknike janë transmetuar në ekranin që shkëputej herë pas here. Gjithashtu, edhe audio kishte probleme. Që në fillim të saj, Big Brother ka probleme në përcjelljen e zërit nga ekrani.

Për të mos folur varfërinë e skenarit dhe mungesën e ideve. Ky edicion kaq shumë i reklamuar shfaqet si ?Deja vu? duke na sjellë imazhe të cilat shikuesit i kanë parë dhe stërparë edhe në edicionet e kaluara.

Nga problemet teknike, tek mungesa e ideve e deri tek studiot amatoreske, duket se Big Brodher Albania 9 ka nisur si mos më keq.





Lajmet e fundit nga