web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasen dy mjete në Gjirokastër/ Dy persona përfundojnë në spital

18 Mars 2017, 15:14, Aktualitet CNA

Një aksident me dy të plagosur është shënuar gjatë mesditës së sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Picarit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja e fortë e dy mjeteve, njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Burime nga policia shtojnë se nga kjo përplasje janë plagosur lehtë dy persona.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës, për marrjen e ndihmës së duhur shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga