Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Raporti DASH dhe EUROPOL noterizuan një nga fatkeqësitë më të mëdha që Rilindja po u lë shqiptarëve, kanabizimin e vendit dhe shndërrimin e tij në burimin kryesor të drogës në Europë si dhe transformimin e vendit në një terren të përshtatshëm për krimin e organizuar. Ajo që lexohet midis rreshtave të këtyre dy raporteve por edhe pohimeve të kreut të Antimafias italiane lidhet me shqetësimin e ngritur prej kohësh si nga unë ashtu edhe nga deputetë të tjerë të opozitës; ekonomia jonë duket se bazën e saj kryesore po e zhvendos nga një ekonomi e shëndetshme bazuar në prodhimin e produkteve dhe shërbimeve të zakonshme në një ekonomi hashashi dhe për pasojë duke prodhuar një krizë si kjo që kemi sot.
Investimi personal I qeverisë, pa të cilën nuk mund të mendohej një shtrirje dhe përhapje kaq e madhe e drogës, ka rezultuar në zëvendësimin e parcelave me të mbjellat e agrumeve, drithërave dhe fruta-perimeve në parcela droge. Shërbimet e shpërndarjes dhe eksportit të produkteve të tilla janë zëvendësuar me korrierë droge që kapen në brigjet e Italisë apo në kufi me Greqinë. Qeveria emëron persona që drejton këtë trafik droge në poste kyçe dhe i mbron ndërkohë që sipas INSTAT industria është në krizë prodhimi për të nëntin tremujor me radhë. Bujqësia vazhdon të jetë thembra e Akilit sepse rilindja është e fokusuar jo në mbështetjen e saj por hashashizimin e vendit.
Arsyeja e vetme se përse Rilindja ka lidhur veten por fatkeqësisht edhe shqiptarët me këtë plagë të rëndë që po na rrënon ekonomikisht dhe si shoqëri, lidhet me atavizmin e saj ndaj pushtetit. Kryeministri dhe gjithë banda që drejton me të janë të preokupuar për të prodhuar një skemë si e si të mundohen të keq-qeverisin sesa të qeverisin. Blerja e votës si dhe manipulimi i dhunshëm i saj janë skenarët që ato duan të përdorin karshi qytetarëve dhe opozitës në ditën e zgjidhjeve. CNN, BBC e shumë media të tjera prestigjoze kanë ngritur këtë shqetësim me përmasa tashmë europiane. Sipas agjensive ligjzbatuese, për vitin 2016 në Shqipëri janë kultivuar 8mln rrënjë cannabis sativa në peshën 3.2mln kg. Vlera e saj në tregun shqiptar është rreth 200?/kg. Në tregun Italian shitet në vlerën 600 deri në 700?/kg.
Vlera e që vjen nga prodhimi, shitja me pakicë në tregun e brendshëm dhe trafikimi në tregun ndërkombëtar përbën 40% e GDP.
Përballë këtyre dy problemeve, opozita por mbi të gjitha qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar. Jo për t?i dhënë pushtet të pamerituar opozitës, por për të mbajtur në këmbë parimet e një demokracie të brishtë për të cilën duhet punuar që ta forcojmë. Duhet qëndruar së bashku, për t?i dhënë fund maskaradës dhe një shteti të përlyer deri në nivelet më të larta nga individë me rekorde kriminale. Duhet qëndruar të bashkuar, për të sjellë në jetë një republikë institucionale që respekton dinjitetin e individit nga më i thjeshti e deri tek ministri apo deputeti.
Raporti i DASH dhe EUROPOL, janë një alarm i vazhdueshëm të cilit duhet t?i vendosim vëmendjen e duhur përpara se droga dhe të inkriminuarit të rrethojnë edhe atë pak hapësirë publike apo private përpara nesh. Ne sot duhej të flisnim për një model të ri ekonomik, si të shfrytëzojmë burime të pashfrytëzuara, duhej të flisnim për një zhvillim rajonal të integruar për të sjellë investimet e huaja e për të nxitur ekonominë, të gjitha këto pjesë e planit të Partisë Demokratike për të gjallëruar ekonominë. Sot Shqipëria meriton më shumë se sa të futet në listën e zezë të vendeve që janë pjesë e trafikut të drogës, të ekonomisë kriminale. Sot Shqipëria meriton më shumë!
Ministri i brendshëm në largim, Saimir Tahiri dhe kryebashki...
Kryeministri Edi Rama është ndalur sot për të takuar efektiv...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Eshtrat e një personi janë gjendur mbrëmjen e sotme në fshat...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, shprehet se partia që ai drejton n...
Pse Shqipëria nuk arrin të shfrytëzojë potencialet e saj: zo...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, thotë se mazhoranca du...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i është përgjigjur dep...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ishte e ftua...
Është një deputete me një emër të çuditshëm, që nuk është as...
Kryebashkiaku Xhelal Mziu, i shoqëruar nga kreu i PD Lulzim...
PS pret një përgjigje nga LSI, për ftesën e bërë që nga Asam...
Pas thashethemeve vjen realiteti: Instagram “revolucionarizo...
Është një ves i përsëritur që flet shumë për ju: sygjerohet ...
Një aksident me dy të plagosur është shënuar gjatë mesditës ...
Një aksident është shënuar në aksin Tepelenë- Gjirokastër, k...
Në ditën e 29-të të qendrës për zgjedhje të lira dhe të nder...
Tensioni i vazhdueshëm mes Ankarasë zyrtare dhe Evropës vazh...
Carlsi, Princi i Uellsit dhe trashëgimtari i kurorës britani...
Senatori italian, Aldo Di Biago udhëtoi drejt Shqipërisë për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...