web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte motorrin pa leje drejtimi/ Pranga të riut

10 Mars 2017, 12:42, Aktualitet CNA

Një i ri është kapur nga blutë e Korçës, pasi drejtonte pa leje drejtimi mjetin motorr tip ?Loncin?, të pa pajisur me targa. I referohemi shtetasit me inicialet A.D., 20 vjeç, banues në fshatin Mborje.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 09.03.2017, ky shtetas u kap në lagjen nr 4, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motorr tip ?Loncin?, të pa pajisur me targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga