web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati me të rinjtë e FRESSH/Reforma në Drejtësi do pastrojë jetën politike e publike!

10 Mars 2017, 12:35, Aktualitet CNA

Koordinatori i PS për qarkun Shkodër, njëherësh Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një takim me të rinjtë e FRESSH-it, ka thënë se Reforma në Drejtësi do pastrojë jetën politike e publike. “Shqipëria ka përpara sfida të mëdha, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është thelbësore për pastrimin e drejtësisë, e jetës politike dhe publike në vend. Vendi dhe shoqëria ka nevojë per vlera dhe modele që përfaqësojnë denjësisht vlerat tona si komb”.

Bushati u ka bërë ftesë votuesve të rinj, që të jenë më aktiv në jetën politike e publike të vendit.

?Historitë e këtyre të rinjve flasin qartë për modelet në jetë e në politikë dhe jetën publike, si rasti i Kristjanit që nga kryetar i FRESSH, sot është kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, por edhe si i ri e si model. Dëshiroj të nxis votuesit për herë të parë, për nevojën për një aktivizëm më të madh në jetën politike dhe publike te vendit.

Ne kemi nevojë për të rinj të arsimuar dhe të edukuar, sepse sa më shumë të edukohet brezi i ri, aq më e mirë behet shoqëria, ku djali dhe vajza kanë nje rol te pazëvendësueshëm dhe të barabartë në shoqëri”. /CityNews 

 





Lajmet e fundit nga