VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për konfiskimin e një hoteli 5-katësh, së bashku me truallin ku është ndërtuar, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në pronësi të Shpëtim Brahimaj, pasi dyshohet se është kjo pasuri është krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se familjarët Brahimaj nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e truallit me sip. 2500 m2, në vlerën 150 mijë euro, si edhe investimin për hotelin, me sip.totale ndërtimi 3090 m2, në vlerë rreth 100 milionë lekë të reja.
Hetimi për këtë rast, fillimisht është ndjekur nga ana e Prokurorisë së Vlorës, në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore. Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, në vitin 2015 gjykata e qytetit vendosi sekuestron preventive dhe më pas, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të ligjit të njohur si ?Antimafia?.
Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se trualli dhe hoteli i regjistruar në emër të Shpëtim Brahimaj, është rrjedhojë e të ardhurave financiare nga aktiviteti kriminal i djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe vëllait të tij, Isuf Koka (Brahimaj). Të dy djemtë e Shpëtim Brahimaj kanë precedentë penalë në Itali dhe në Hollandë, ku ata shfaqen me emra të ndryshëm. Gjatë procesit gjyqësor për konfiskimin e pasurisë, Prokuroria për Krime të Rënda vendosi në dispozicion të gjykatës materiale, ku evidentohen të dhëna me interes për hetimin në drejtim të ekzistencës së procedimeve penale dhe proceseve gjyqësore ndaj shtetasit Ermal (Brahimaj) Bajrami (i njohur edhe me gjeneralitetet Bashkim Brahimaj dhe Ermal Memo), i biri Shpëtim, i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë dhe vëllai i tij Isuf Koka (Isuf Brahimaj), i biri i Shpëtim, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Qishbardhe Vlorë.
Konkretisht:
Për shtetasin Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë,
– Me vendimin e Gjykatës së Apelit Lecce është deklaruar fajtor për veprën penale të ?Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike? në bashkëpunim, duke e dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë, ndodhur më datë 20.01.2006 në Otranto.
Sipas vendimit të mësiperm, fakti kriminal për të cilën është dënuar ky shtetas është se në datë 20 janar 2006 kanë transportuar dhe mbajtur një sasi prej 351 kg lëndë narkotike e llojit marijuana e ndarë në 10 pako të fshehura në haësirën e mbrapme të mjetit tip Fiat Doblo.
– Me vendimin penal datë 14.11.1997, të Gjykatës së Apelit Milano, i cili ka marrë formë të prerë në datë 19.06.1998, i pandehuri Stojanovic Srdan i datëlindjes 12.12.1975, i njohur më vonë si Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të ?Nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese?, për fakte që datojnë në vitin 1994.
Për shtetasin Bashkim Brahimaj (Ermal Brahimaj), i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë,
– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 13.03.2009, që ka marrë formë të prerë në datë 20.04.2010, ka vendosur dënimin e këtij shtetasi për veprën penale të ?Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike? në bashkëpunim, për mbajtjen e 147 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.
– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 22.05.2012, që ka marrë formë të prerë në datë 09.11.2012, shtetasi i mësipërm është deklaruar fajtor për veprën penale të ?Pjesëmarrjes në organizatë ndërkombetare për trafikimin e lëndëve narkotike, Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike? në bashkëpunim, në një organiztë të përbërë nga 10 persona, ndër të cilët është dhe shtetasi Isuf Brahimaj.
– Bashkim Brahimaj dhe Isuf Brahimaj janë hetuar për importimin e një sasie prej 2 kg lëndë narkotike kokainë, një pjesë e të cilës prej 515 gr. është sekuestruar në datë 16 prill 2009 në San Giovanni Valdarano, si edhe për mbajtjen e 147gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.
– Isuf Brahimaj është akuzuar për importimin nga Belgjika në Itali të një sasie prej 8.021 gr kokainë, ndodhur ne Begjike, Romë datë 19 nentor 2008.
– Isuf Brahimaj është akuzuar gjithashtu për importimin nga Belgjika në Milano Itali të një sasie prej 5 kg kokainë, ndodhur ne Begjike, Milano në datë 07 dhjetor 2008.
Sa më sipër, dokumentohet plotësisht se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë.
Gjatë gjykimit, nga ana e Shpëtim Brahimaj janë ngritur pretendime lidhur me burimin e financimit për blerjen e truallit. Sipas tij, një pjesë e të ardhurave janë krijuar nga shitja e bagëtive në periudhën 1990-2006, si edhe nga të ardhurat e fëmijëve të tij në emigrim. Gjithashtu, në mbështetje të pretendimeve të tij, Shpëtim Brahimaj ka paraqitur në gjykatë edhe disa dokumenta huamarrje nga persona të tretë, për të cilat, gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezultuan pa vlerë.
Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe vendosi konfiskimin e:
– Objekti truall me sip.parcele ndërtimore 2500 m2, lagja ?Uji i Ftohtë? Vlorë, me pronar Shpëtim Brahimaj.
– Objekti ndërtesë pesë kate me sip.totale 3089 m2, lagja ?Uji i i ftohtë? Vlorë, i regjistruar në emër të shtetasit Shpëtim Brahimaj. /CityNews
Urime të shumta kanë ardhur sot në radhët e politikanëve shq...
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, iu është drejtuar me...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Korçës me rasti...
Shqipëria është një vend ku jetojnë shumë kasap që na sherbe...
Një aksident me katër të plagosur është shënuar gjatë mesdit...
Më 7 mars 1887 u hap shkolla e parë shqipe, “Mësonjëtorja e ...
Para datës 18 shkurt kur opozita po organizonte protestën te...
Reformen ne Drejtesi dhe Vettingun, i mori si ashensor per t...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngacmuar kryemi...
Kryetari i grupit Parlamentat të Lëvizjes Socialiste për Int...
Në ditën e 18 të protestës kreu i PD, Lulzim Basha, ka mbajt...
CityNews publikoi pak kohë më parë një video nga festa e Rai...
Partia Demokratike ka nisur prej 18 shkurtit një protestë ma...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Korçës, me ra...
TREGU PROFITABIL BANKAR DHE INDIFERENCA E BQK-SËShumica e ba...
Klani i Henri Çilit në Partinë Demokratike duket se do të pë...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka reaguar pas vendimit të Kuven...
Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të Parlamentit, pë...
Akademiku Artan Fuga ka uruar të gjithë mësuesit për festën ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka ripërs...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...