web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rruga pa kthim e Lulzim Bashës

7 Mars 2017, 11:35, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka nisur prej 18 shkurtit një protestë masive para godinës së Kryeministrisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Lulzim Basha ka nisur prej 18 ditësh një rrugë pa kthim. Ai ka shprehur ditë pas dite bindjen për të vijuar betejën në shesh, nën atë që është quajtur nga protestuesit si ?çadra e lirisë?.

Lulzim Basha këtë radhë duket i vendosur për t?i shkuar deri në fund kauzës së tij, e cila kërkon qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo kauzë e pakthyeshme po e konfiguron kryedemokratin si liderin e Partisë Demokratike, një lider që shumë qytetarë e madje dhe ndërkombëtarët e shihnin si të pabesueshëm dhe ende të paformuar.

Kauza për zgjedhje të lira, oferta e qeverisë si dhe refuzimi i bisedimeve për pazare politike, po tregon për herë të parë qëndresën e fortë të Lulzim Bashës kundër qeverisë, e cila duket se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të opozitës. Një aksion politik, i cili vjen për herë të parë në katër vite të Bashës në krye të PD, po të kemi parasysh disa lëvizje të tij, që për çështje të ndryshme janë harruar rrugës.

Kjo është beteja e parë më e fortë e Lulzim Bashës kundër Edi Ramës, e cila tregoi se opozita jo vetëm që ekziston, por edhe është aq e fuqishme sa për të sfiduar madje kryeministrin, i cili edhe pse sillet si ?i fortë?, duket se është përballë një qëndrese dhe ngërçi politik, që kërkon zgjidhjen midis palëve, në të kundërt në Shqipëri rrezikohet të mos ketë zgjedhje për shkak të bojkotit apo prishjes së tyre nga opozita.

Tezat e Bashës duken të qarta, ai flet për një republikë të re, që sipas tij, nuk do të jetë e lidhur me krimin e korrupsionin, një republikë të spastruar nga fenomeni i drogës, që ka ?pushtuar? vendin, e mbi të gjitha një republikë që t?iu rikthejë qytetarëve të drejtën për të votuar të lirë.

Kjo qëndresë e fortë e Lulzim Bashës dhe demokratëve, kjo rrugë pa kthim, e cila nga çadra e protestës sjell aksionin e parë të fortë politik të opozitës, ka rezultuar me disa fitore për Lulzim Bashën, por ende pritet qëndresa e mëtejshme dhe lëvizja përfundimtare, për t?i dhënë atij dhe demokratëve frytet e rrugës pa kthim ku janë nisur./CityNews





Lajmet e fundit nga