web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksportuesit japin alarmin/ Si ekonomia e zezë po dëmton konkurrencën, ku shkojnë paratë e paligjshme

5 Mars 2017, 08:04, Aktualitet CNA

Eksportuesit janë të shqetësuar se mbifurnizmi i tregut me euro, që ka çuar në rënien e fortë të euros dhe po i dëmton ndjeshëm ata, po vjen nga ekonomia e paligjshme dhe pikërisht nga tregtimi i hashashit. Alban Zusi nga Shoqata e Eksportuesve, beson se eurot nga shitja e hashashit e kanë zhvlerësuar monedhën vendase dhe për me tepër po konkurrojnë në mënyre të pandershme disa linja specifike të industrisë.

Monedha vendase tregtohet aktualisht me rreth 135 lekë, nga 138-139 lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke ulur ndjeshëm të ardhurat në lekë të eksportuesve.

Por nuk është shqetësimi kryesor vetëm rënia e euros. Bizneset serioze, që me mundim po ecin përpara, si rrjedhojë e rritjes së kostove, konkurrencës dhe frenimit të konsumit, janë të shqetësuar se këto para do të tentohen të investohen në aktivitete të ligjshme, duke konkurruar me çmime të lira.

Zusi pohoi se ka sinjale nga prodhues dhe përpunues të lëkurëve, se disa kultivues të hashashit janë u futur në këtë biznes. Për shkak të erës, që ka lëkura, çorienton nuhatjen, ndaj eksporti i këtij produkti përdoret si mbulesë e transportit të hashashit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Duke mos pasur qëllim kryesor fitimet nga eksporti i lëkurës, kultivuesit e hashashit të futura në këtë biznes nuk e kanë problem ta shesin produktin e lëkurës me çmim shumë të lirë, duke ndikuar në falimentimin e bizneseve serioze.

Zusi tha se valuta që po vjen nga hashashi e ka vënë me shpatulla për muri ekonominë serioze. Më së shumti paratë e krimit po investohen kryesisht në hoteleri turizëm, ku përveç ndërtimeve pa kriter këto lloj investimesh nuk janë një model i mirë për sektorin. Duke qenë se fitimet e tyre, hotelet i kanë vetëm fasadë, bizneset serioze të hotelerisë rrezikojnë të përfshihen në konkurrencë të pandershme. Ekonomia shqiptare vuan nga një nivel i lartë informaliteti, por së fundmi kultivimi masiv i lëndëve narkotike pritet të vështirësojë klimën për bizneset e ligjshme.

Zusi tha se me përjashtim të lëkurës (për qëllim trafikimi të produktit të fshehur), paratë e pista nuk preferohen të investohen në biznese të mundimshme ai përpunimi, që nuk kanë kthime të shpejta e të larta, por do orientohen kryesisht në ndërtim e hoteleri./Monitor





Lajmet e fundit nga