web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha kushtëzon Ramën/Jep dorëheqjen, nëse do zgjedhje! Meta është patericë

4 Mars 2017, 19:46, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama për dialog politik. Basha i ka kërkuar Ramës të japë dorëheqjen për t?iu rikthyer dialogut politik.

Duke folur nga çadra e protestës për ABC News, krydemokrati tha se nga Rama pret vetëm dorëheqjen, ndërsa nga Ilir Meta nuk pret asgjë, duke e cilësuar atë si patericë të Ramës.

?Kërkoj nga Rama dorëheqjen e tij për zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm kjo na kthen në dialog politik. Nga Meta nuk pres asgjë. Ka qenë një patericë e Ramës dhe vazhdon të jetë. Duam një drejtësi të vërtetë dhe jo të shtrembëruar, që t?i shërbejë politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Jemi në një vend ku është asfiksuar liria. Republika e re do stimulojë konkurrencën e lirë?, tha Basha./CityNews





Lajmet e fundit nga