web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emrat- Kush janë të "tmerrshmit" e Shkodrës/Si i gjobisnin bizneset çdo muaj

4 Mars 2017, 19:26, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës finalizoi me sukses operacionin e koduar ?ILEGAL BILLS?, duke arrestuar 7 persona të akuzuar për gjobëvënie. Zbulimi dhe arrestimi i këtij grupi kriminal është bërë pas një hetimi 6 mujor mes Policisë së Shkodrës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës.

Ky hetim ka qene i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të ?Shtrengimit me me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise, Grup i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal? , vepra penale keto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 te Kodit Penal.

Nga ky hetim përfunduan në pranga shtetasit e mëposhtëm:
1. Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues ne Lagjen Guerrile Shkodër , i dënuar me parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të ?Prodhimit dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak ?, parashikuar nga neni 278/2/5 te K.Penal.

2. Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues ne lagjen Guerrile Shkodër , ne gjëndje gjyqesore i dënuar .
3. Denis Zaim Skutina , i vitlindjes 1993 , në Shkodër dhe banues ne Lagjen Naim Gjylbegu , Shkodër .
4. Shtetasi G.S, i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen Naim Gjylbegu , Shkodër .
5. Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen Qemal Stafa Shkodër .
6. Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen Ahmet Haxhia , i denuar .
7. Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964 , lindur dhe banues ne lagjen Kongresi i Permetit Shkoder .
Permes ketij hetimi eshte dokumentuar në menyre të plotë e te gjithanshme aktiviteti kriminal i Shtrengimit me me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise, Grup i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal? , vepra penale keto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 te Kodit Penal, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryerin me njeri tjetrin ne bashkepunim , te shtrire kryesisht ne zonen e njohur si Tregu i Zdrales dhe Rruga e Gjena e Kirasit , ne qytetin Shkoder .

Keta shtetas ne bashkepunim me njeri tjetrin , duke shfrytezuar rrezikshmerine kriminale qe ata paraqesin , me ane te shtrengimit, dhunes dhe kanosjes , kishin ngritur nje skemë perfitimi te paligjshem duke ju marre pagesa çdo muaj biznese private te cilat ushtronin aktivitetin ne zonen e njohur si Tregu I Zdrales dhe Rruga e Gjene e Kirasit Shkoder.
Gjate ekzekutimit te urdherave , kontrolleve te banesave jane sekuestruar me cilesine e proves material;

? Dy automjete , nje autoveture Mercedez Benx , i blinduar me targe AC 108-u dhe nje autoveture Fiat.
? 7 telefona celulare
? 6 uniforma kamuflazhi
? Nje targe automjeti BP 1065 HT.
? Nje pale dylbi ,
? Tre skafandra motori
? Nje sasi lende narkotike e llojit cannabis sativa
? Fletore shenimesh , me shenime te emrave te personave dhe leket .
Ne vijim informojme se Drejtoria Vendore e Policise Shkoder vijon punen per dokumentimin e aktivitetit te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet kriminal .
Materialet e pergatitura jane percjelle Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane./CityNews





Lajmet e fundit nga