Çfarë tregoi raporti i DASH për zgjedhjet dhe qeverinë e korruptuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është ndalur...
Edi Rama ka vënë sot në lojë kredibilitetin e tij për t?i dhënë sadopak besueshmëri një fabule të dalë boje. Ai ka shkuar të firmosë peticionin pro vettingut, pasi ky proces të cilit i dhanë borxh fytyrën e tyre anëtarët e shoqërisë civile të shitur tek Erion Veliaj, u diskreditua publikisht si një manipulim i shëmtuar.
Fillimisht disa televizione lokale e denoncuan këtë manovër propagandistike të organizuar keq nga qeveria.
Më pas, emisioni ?Ta paekspozuarit? i Ylli Rakipit, i nxorri krejtësisht bojën duke provuar se nën çadrat e Velisë mund të firmoste një person edhe 10 herë, pa kartë identiteti dhe pa asnjë dokument identifikues.
Pra me fakte dhe prova u vërtetua ajo që dyshohej që në fillim, se kjo lëvizje, e ngjashme me ato të aktorëve të humorit që mblidhte dikur Jozefina Topalli për të propoganduar se PS po pengon integrimin në BE, po bëhej kundër opozitës (lexo poshte/ Lajme/Lapsi.al).
Natyrisht Edi Rama është në të drejtën e tij të pretendojë se protesta e PD-së po bëhet për të bllokuar reformën në drejtësi. Ai është legjitim kur kërkon të bëjë politikë me këtë dhe të anashkalojë kërkesën parësore të demokratëve për zgjedhje të lira. Ai është ndihmuar jo pak në këtë strategji edhe nga vetë Basha i cili e shtoi në mënyrë absurde pengimin e vettingut në shportën e kushteve që duhen negociuar.
Por, ajo që është e turpshme dhe e pakuptueshme tek Rama qëndron në faktin se pse ai u detyrua të përzgjedhë një mënyrë kaq banale për të përçuar mesazhin e tij? Pse ai u desh ta asociojë nënshkrimin e vet, me një manovër të dalë boje? Pse ai duhet të firmoste në një farsë që tashmë shihet me përçmim dhe tallje nga publiku?
Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta po të mendosh se porcesi i vettingut është një gjë shumë më serioze sesa tentimi për ta përdorur atë si një manovër politike për të zgjidhur hallin e ditës. Se reforma që kjo shumicë e ka shpallur prioritetin e prioriteteve nuk mund të kthehet në mjet të luftës politike mes palëve. Se kauza që pretendon se do të sjellë një shoqëri më të pastër dhe më të drejtë, nuk mund të mbrohet me sahanlëpirës që flasin në emër të shoqërisë civile.
Përdorimi i saj për propagandë nuk njollos vetëm Ramën dhe Veliajn që e organizuan, nuk turpëron vetëm ata që këmbëngulin me firmosjen e kësaj estrade, por ajo vë në lojë edhe reputacionin e ndërkombëtarëve. Ajo pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, që e mbështet reformën, është pro saj, sepse në të mirë apo në të keq, e mendon si një produkt të perëndimor kundër politikës shqiptare. Dhe lejimi i një pjese të kësaj politike për të bërë propagandë kaq bajate me vettingun, e rënon besimin tek kjo paketë e sponsorizuar nga Uashingtoni dhe Brukseli.
Prandaj zgjedhja e sotme e Ramës për tu futur në atë çadër turpi nuk qe vetëm një autogol. Ajo nuk qe vetëm një hap i gabuar më shumë, për t?i dhënë besueshmëri një farse që u diskreditua që në fillim(lexo poshte/ Lajme/Lapsi.al).
Ajo është njëkohësisht edhe një provë se Rama nuk e ka seriozisht përbetimin për reformën në drejtësi. Nëse ai e përdor shpesh atë si një gogol për të trembur kundërshtarët, nëse ai fshihet pas saj për të justifikuar dështimet e këtij mandati, ai dha këtë herë një tjetër dëshmi se nuk e ka seriozisht. Se ai është i gatshëm ta njollosë legjitimitetin e kësaj reforme edhe përmes atyre çadrave të dala boje, vetëm për ti përdorur kundër opozitës.
Pikërisht ky është lajmi i keq i nënshkrimit të sotëm të kryeministrit./lapsi.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është ndalur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga “ç...
Shumica e artikujve ushqimorë nuk janë të dëmshëm për t’u pë...
Ironia e madhe është se Kryeministri Rama është më i rreziku...
Gazetari Artan Hoxha po flet në studion e News 24 për serial...
Në sajë të operacionit të koduar “Ilegal bills”, Policia e S...
Rastet ku njerëzit kryejnë marrëdhënie me kafshë duket sikur...
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, kanë ...
Jam bërë mjeshtër për ndërhyrje. Sidomos per profesorët më k...
Në ekonominë e politikës botërore George Soros ka miliarda d...
Pas aksionit të forcave RENEA për neutralizimin e kokave të...
Tre patrulla të policisë rrugore janë vënë në ndjekje të një...
Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, ka deklaruar nga Shkodra...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka cak...
Falë ndërhyrjes së forcave RENEA, është bërë e mundur kapja ...
Gjatë mesditës së sotme është kapur nga ana e policisë një ...
Një personi të cilit i është gjetur një kallëp tritoli në ma...
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shka...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...