web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është djali i politikanit që drejtonte bandën në Shkodër/ Akuzat që rëndojnë mbi at e bir

4 Mars 2017, 20:06, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës goditi sot një grup kriminal të akuzuar për gjobëvënie. Grupi përbëhej nga 7 persona, njëri prej të cilëve rezulton të jetë djali i një politikani.

Bëhet fjalë për shtetasin Muhamet Lici, i cili u cilësua nga policia si ?koka? e bandës. Por, i ati i tij, Mustafa Lici, është kryetar i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, njëkohësisht dhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Mustafa Lici ka kandiduar për deputet në Shkodër, pasi ishte në listën e PS. Ndërkohë, ai rezulton i dënuar në vitin 2007 dhe 1985 për plagosje të lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar 4-5 herë nga viti 1990-2016.

Ndërsa, djali i tij, Muhamet Lici, u arrestua sot nga policia, pasi akuzohet për gjobëvënie ndaj bizneseve./CityNews





Lajmet e fundit nga