web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mentor Kikia: Protesta nga shqiptarët? Luks!

2 Mars 2017, 21:27, Aktualitet CNA

Gazetari Mentor Kikia thotë në emisionin ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, se shqiptarët nuk mund të protestojnë për shkak se janë në gjendje të keqe ekonomike. Ai thotë se kur një popull ka standard ekonomik, ai ndërgjegjësohet për liritë dhe të drejta të tjera.

Kikia: Përse protestuan banorët e Zharrëzës? Protestuan sepse u kishte shkuar thika në palcë. Unë nuk gjej arsye për çfarë mund të mos protestojë më një njeri? Kur i ke shembur shtëpinë, ku s?ke ku të fusësh kokën. Pyetja që ngrihet është: A do të protestonin njerëzit për një arsye tjetër? Këtu them absolutisht jo! Nuk kanë protestuar as ata as mijëra fshatarë në Shqipëri.

Doja të shkoja tek një përfundim tjetër. Ne po kërkojmë që shqiptarët të protestojnë për demokraci më të arrirë, për liri dhe të drejtat e njeriut. Parë në këndvështrimin e kushteve ekonomike, ku njerëzit vajtojnë për një vend pune, ku njerëzit shiten për 20 mijë lekë të vjetra, këto kërkesa duken pak luks. Një shoqëri që nuk ka ngopur barkun, është e tepërt t?i kërkosh të protestojë për standard zgjedhjesh. Kur filluan protestat për më shumë të drejta dhe liri, dikush tha se Erdogani është viktimë e përmirësimit të gjendjes ekonomike që i bëri Turqisë, pasi turqit ngopën barkun, krijuan një lloj standardi ekonomik, atëherë filluan të kërkojnë liri.

Hila: Dhe Erdogani i thirri mendjes.

Kikia: Dhe pastaj ai i rikthye aty ku ishin që të mos kërkojnë më. Në këto kushte, unë them që edhe shqiptarët janë tek i njëjti stad. Jam tmerrësisht i zhgënjyer që ndodhi në Tiranë. Jam realisht prisja që të paktën tek ai trotuari ku ishin shtrirë njerëzit dhe kalonin natën në shi të shkonin të paktën 100 njerëz nga Tirana. Është e tmerrshme se si u lanë vetëm.





Lajmet e fundit nga