web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do ta votojë opozita ligjin për Vettingun?/ Ja si përgjigjet Basha

2 Mars 2017, 20:17, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte sot i ftuar në emisionin ?Opinion? në TV Klan, ku foli për vijimësinë e protestës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me votimin e ligjit për Vettingun, Basha tha se ky ligj do të votohet vetëm kur të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu i PD tha edhe se opozita nuk do të kthehet në parlament, ndërkohë që foli edhe për ndërkombëtarët, të cilët i kanë kërkuar atij kthimin në punimet e parlamentit.

“E rëndësishme për Mogherinin është se a do ti thuhet e vërteta. Unë besoj se e vërteta është shpalosur në këtë shesh. Unë e kam takuar zonjën Mogherini dhe do ta takoj si kryeministër i Shqipërisë.

Nuk do ketë kthim në parlament për sa kohë ai është i krimit. Qeveria është bërë njësh me krimin.

Nuk do të kthehemi në parlament as në ditët në vijim. Ne do ti sqarojmë të gjithë ata që nuk kanë informacionin e duhur ose ata që janë dizinformuar.

Ligjin e Vettingut do ta votojmë vetëm kur të hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, tha Basha





Lajmet e fundit nga