Xhaçka: Protesta e PD, vetëvrasje
Deputetja socialiste, Olta Xhaçka tha se me protestën dhe bo...
Qeveria e Kosovës u kërkon institucioneve franceze të mundësojnë kthimin e Ramush Haradinaj në Republikën e Kosovës. Të shtunën në Prishtinë priten protesta.
Shtyrja e vendimit deri më datën 06.04. për lirimin ose jo të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga gjykata në Colmar të Francës, nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Në reagime drejtësia franceze konsiderohet e manipuluar dhe e keqpërdorur nga Serbia.
Në shenjë solidarizimi me Haradinajn, Kuvendi i Kosovës ndërpreu punimet deri në fillim të javës tjetër. E ndërkohë, partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, bëri thirrje për protestë gjithpopullore në Prishtinë për ditën e shtunë, në kohën kur Kosovën do ta vizitojë edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini.
Padrejtësi në shumë rrafshe
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha në reagimin e tij se “shtyrja e vendimit për lirimin e zotit Haradinaj, është padrejtësi në shumë rrafshe: “E para, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë. E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare. Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin.?
Në të njejtën linjë u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se “Shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës?.
Thirrje bashkësisë ndërkombëtare
“Përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish?kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Besojmë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë?, shprehet kryeministri Isa Mustafa, i cili i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare si thotë “që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë?. Ai i kërkon institucioneve franceze ta mundësojnë kthimin e Ramush Haradinajt në Republikën e Kosovës.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se “lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj, është një lajm i papranueshëm për gjithë shqiptarët. “Duhet t’u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalën këto përpjekje të ulëta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi?, shprehet Kadri Veseli.
Edhe udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare, lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se “Është e padrejtë që Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë?, duke e cilësuar zotin Haradinaj “peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë?. “Republika i Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Jurisdiksioni i saj në Kosovë nuk ekziston. Atëherë si i bëhet që prokuroria e Serbisë paska efekt juridik mbi qytetarët e territorin e Kosovës?. Këtë nuk bën ta pranojë assesi Republika e Kosovës. Ramush Haradinaj është qytetar i Republikës dhe luftëtar vetmohues për çlirimin e saj po nga Serbia. Aktakuzat e Serbisë nuk bën të pranohen. Nga askush në Kosovë. Nga askush që e ka njohur Kosovën si Republikë?, shprehet lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri.
Kërkesa për rishqyrtim të ligjit për Gjykatën Speciale
Dhjetra përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të indinjuar nga moslirimi i zotit Haradinaj nga gjykata franceze, po qëndrojnë brenda sallës së kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që ligji për Gjykatën Speciale të rikthehet për shqyrtim në parlament edhe pse arrestimi i zotit Haradinaj nga policia franceze është bërë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Propozim për rishqyrtimin e ligjit për Gjykatën Speciale e dha njëri nga deputetët e PDK-së, Nait Hasani, i cili në arsyetimin e tij tha se “Kuvendi i Kosovës duhet ta shqyrtojë edhe një herë ligjin për Gjykatën speciale, sepse ajo është kundër interesit të Kosovës dhe kundër familjeve të dëshmorëve?.
Sidoqoftë, autoritetet e Beogradit që e akuzojnë Haradinajn për krime lufte, pretendojnë se kanë ofruar prova të reja që, siç thuhet, nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të Haradinajt në Hagë, në vitin 2008 dhe më pas edhe në vitin 2012, ku Haradinaj u shpall i pafajshëm.
Deputetja socialiste, Olta Xhaçka tha se me protestën dhe bo...
30 muaj më parë, në ekzaltimin e të qënit për një vit kryemi...
Gazetari Mentor Kikia thotë në emisionin “Arena” nga Dritan ...
Preç Zogaj tha sot në studion e emisionit Opinion se opozit...
Presidenti Donald Trump tha se “nuk ishte në dijeni” që Prok...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një lidhje ...
Adresari, që Ministria e Brendshme është duke azhurnuar në b...
“Vetting, i dashur vetting”. Është kjo tema që po diskutohet...
Tirana, sot mund të quhet kryeqyteti i çadrave. Siç e dinë t...
Emisioni “STOP” solli këtë të enjte në ekranin e Televizioni...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte sot i ftuar n...
Kryefjala e debateve të fundit në media ka qenë projekti i s...
Çadra e protestës, e ngritur përpara kryeministrisë, ka prit...
Sekretari i Përgjithshëm i Rinisë së Partisë Republikane në ...
Ambasadori Amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një drekë me ...
Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimi...
Duke marrë shkasë nga incidenti i sotëm në çadrën e protestë...
Polici, 500 euro për të shtyrë ekzekutimin e urdhrit përmbar...
Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi sot një skandal në ...
Vullnetet politike testohen në momente delikate. Deklaratat ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...