web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediat censurojnë skandalin për zhdukjen e plehrave në Shqipëri

28 Shkurt 2017, 19:54, Aktualitet CNA

Mediat italiane kanë publikuar sot një skandal me importin e plehrave, ku e përfshirë është edhe Shqipëria. Sipas artikullit të publikuar në mediat fqinje, 1470 kontenierë me mbetje nga 2600 që ishin nisur drejt Maqedonisë, janë zhdukur në Shqipëri.

Lajmi u publikua nga disa media online në Shqipëri, të cilat pasqyruan të plotë investigimin e mediave italiane me detaje dhe fakte për skandalin për trafikun e plehrave.

Mediat e kazanit, siç i quan kryeministri, ato vizive dhe disa online nuk e raportuan këtë skandal. Në këto media nuk u pasqyrua asnjë fjalë nga investigimi i homologëve italianë, edhe pse faktet janë aty.

Kjo tregon edhe një herë tjetër se mediat e kazanit në vendin tonë janë kthyer në shërbim të interesave të politikës dhe pronarëve të saj. Ashtu si në disa raste të tjera, si ajo e Zharrëz, mediat e kazanit nuk zgjodhën të mbajnë anën e qytetarëve.

 





Lajmet e fundit nga