Manjani thumbon Ramën/ Ku janë kriminelët, në gjykatë apo pushtet ?
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se Bashkia ...
Sekuestrimi i naftës
Pas ankesës së banorëve të fshatrave Gorishov dhe Drenovë, gazetarët e Fiks Fare shkuan në depozitat e naftës të firmës “Transatlantic” në Ballsh, për t’i sekuestruar. Avokatja e banorëve dhe një përmbaruese, të shoqëruara nga forca të Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake apo edhe nga një inxhinier nafte, shkuan për të verifikuar depozitat e naftës, të cilat i kishin sekuestruar më parë më datë 26 shtator 2016. Përmbaruesja private Ina Bajramaj shkoi fillimisht në zyrat e firmës, por asnjë punonjës nuk pranoi t’i shoqërojë. Më pas, bashkë me policinë, shkojnë te depozitat e naftës. Përmbaruesja tha për Fiksin se arsyet përse kanë shkuar në këto depozita janë se po ekzekutojnë një vendim të formës së prerë, për 150 milionë lekë të vjetra që kompania “Transatlantic Petrolium Ltd” i ka 24 familjeve të fshatit Gorishov. Ajo thotë se ka shkuar disa herë te këto depozita, ku ka vendosur edhe vula, por ato janë hequr më pas, duke kryer vepër penale nga ata që i kanë hequr. Thotë se herën e fundit ka qenë më datë 26 shtator 2016, sipas procesverbalit përkatës. Kamera e Fiksit filmon se vulat e vendosura më 26 shtator 2016 janë hequr. Ndërkohë, një inxhinier nafte shikon gjendjen në depozita, ndërsa shpjegon se nafta në depozita
ka ndryshuar nga hera e fundit kur kanë qenë. Përmbaruesja dhe inxhinieri shkojnë për të vendosur vulat e reja. Pas vendosjes së sekuestros, gazetarët e Fiks Fare i drejtohen firmës. Një punëtor thotë se këto depozita i ka sekuestruar kompania “Albpetrol”. Pyetjes nëse e merr rrogën, ai përgjigjet se po dhe se i kalon në bankë. Ndërkohë, pas pretendimit se “Albpetroli” ka sekuestruar i pari këto depozita, përmbaruesja Bajramaj thotë se ka shkuar disa herë dhe firma duhet t’i dëmshpërblejë më parë banorët dhe punëtorët.
Kush është firma Transatlantic Petrolium LTD?
Në vitin 2007, qeveria dha me koncesion katër vendburime nafte dhe gazi në Shqipëri: Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës. Koncesioni iu dha kompanisë “Stream Oil”, e cila u krijua në ishujt Cayman në datën 11 qershor 2007. Kjo firmë ka hyrë në Shqipëri pak muaj më vonë, në tetor 2007. Në fund të vitit 2014, kompania “Stream Oil” u ble nga “Transatlantic Petrolium”, me seli në Bermuda, një destinacion i njohur i firmave offshore, që duan të fshehin pronarët e vërtetë. Emri i firmës “Transatlantic Petrolium” u përfol edhe në skandalin “Panama Papers”.
Në vitin 2015, përmes një njoftimi, ?Transatlantic? njoftoi shitjen e të gjitha aseteve të saj në Shqipëri, te një kompani e panjohur me emrin ?GBC Oil?. Sipas marrëveshjes, kompania e re ?GBC Oil? ka marrë përsipër të paguajë 2.3 milionë euro borxhe te një bankë private dhe 29.2 milionë euro të tjera borxhe, që ?Transatlantic? dhe më parë ?Stream?, kanë akumuluar ndaj shtetit shqiptar apo bankave të tjera. Transaksioni alarmoi autoritetet shqiptare. ?Albpetrol? dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dyshuan se, përmes tij, synohet shmangia e borxheve.
Fiks Fare kërkoi informacion në Ministrinë e Energjetikës dhe në kompaninë “Albpetrol” për këtë kompani. Në vjeshtën e vitit 2016, Ministri Damian Gjiknuri mbajti një fjalim në Parlament, ku tha se po bënin procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare për shkak se firma nuk ka paguar punëtorët dhe ka borxhe të akumuluara.
Ndërkohë, “Albpetrol” na njoftoi se, me shkresën me numër 6265 të datës 19 shtator 2016, njoftoi administratorin e “Transatlantic” për mbylljen e marrëveshjes në vendburimin “Cakran-Mollaj”. Në muajin janar 2017, ministria e Energjetikës njoftoi se ka ndërprerë marrëveshjen koncesionare me “Transatlantic Petrolium” për dy vendburime: Cakran – Mollaj dhe Gorisht – Kocul. Dy vendburimet kaluan nën administrimin e kompanisë “Albpetrol”. Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë “Albpetrolit”, e cila na komunikoi se punëtorët, nga janari i këtij viti, do të paguhen nga kompania shtetërore.
Ndërkohë, pyetjes se, kush do t’i pagojë borxhin prej 30 milionë eurosh, “Albpetroli” na komunikoi se banorët, punëtorët, tatimet, doganat, OSHEE-ja, dhe të tjerë, duhet të hapin procese gjyqësore kundër firmës “Transatlantic”.
Naim Kasa: Punëtorët gënjejnë, banorët po i marrin lekët?!
“Fiks Fare” tentoi të komunikojë me Naim Kasën, administratorin e kompanisë “Transatlantic”. Gazetarët telefonuan z.Kasa, duke e pyetur për pretendimet e banorëve të fshatit Gorishov dhe të punëtorëve në Drenovë. Ai tha se punëtorët i kanë marrë pagat dhe se gënjejnë. Fillimisht pranoi që të sqarojë gazetarët, ai ose avokati, në një ditë tjetër.
Ndërkohë, disa minuta më vonë, telefonon gazetarët duke u thënë se banorët e fshatit Gorishov po i marrin paratë me përmbarim privat. Pyetjes se, firma vazhdon punën megjithëse janë vendosur vula në
depozita, ai tha se “nuk di gjë, do flisni me avokatin tim”. Më tej e mbylli telefonin me argumentimin se është në drejtim të një mjetit. Gazetarët tentuan edhe ditë të tjera të komunikonin me z.Kasa, por nuk morën asnjë përgjigje.
Koncesioni i dhënë në vitin 2007 që zgjati plot 10 vjet, ka krijuar një “gropë” prej rreth 30 milionë eurove në buxhetin e shtetit, apo të shumë familjeve. Pyetjet që lindin natyrshëm janë: Kush do e paguajë këtë borxh? Përse nuk kanë vepruar në kohë institucionet shqiptare? A ka një përgjegjës për këtë dëm?
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se Bashkia ...
Sipas investigimit të mediave italiane, Shqipëria është përf...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka reaguar menjëherë pas lajmit të ...
Blendi Fevziu ka publikuar sot në website të tij Opinion.al ...
10 PYETJE NJE PERGJIGJE: O ARLIND QORRI A JUA SOLLI DHE PAGO...
Ende pa u miratuar ligji për riciklimin e mbetjeve nga jasht...
I akuzuari për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe k...
Bashkëpunëtori i drejtësisë në grabitjen e bujshme të pak ja...
Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të...
Thelbi i sundimit 3-4 vjecar të “Rilindjes” është trajtimi i...
Nga Alban DaciKy eshte togfjaleshi i Bashes qe kam degjuar d...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot nga çadra ...
Komisioni për Hetimin e ÇEZ ka nisur sërish me debate mes kr...
Një grup studiuesish të Universitetit të Shkencës dhe Teknol...
Një mbikqyrës zyrtar në Gjermani ka dhënë alarmin duke u thë...
Pak më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës n...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan në rrjetet ...
Sot Fevzo ka bere nje shkrim qe nuk flet fare per censuren e...
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, në një takim me strukturat ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...