web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jepet alarmi në Gjermani/ ‘Kukulla që flet’ zbulon të dhënat personale, shkatërrojeni

28 Shkurt 2017, 17:07, Aktualitet CNA

Një mbikqyrës zyrtar në Gjermani ka dhënë alarmin duke u thënë prindërve të shkatërrojnë një kukull të quajtur ?Cayla?, sepse teknologjia e saj tejet e avancuar mund të zbulojë të dhënat personale.

Paralajmërimi për këtë kukull fëmijësh që flet është lëshuar nga Agjencia Federale e rrjetit (Bundesnetzagentur), i cili mbikëqyr telekomunikacionin.

Hulumtuesit thonë se hakerat mund të përdorin një pajisje Bluetooth-i të ngulitur në lodër për të dëgjuar apo edhe me keq akoma, për të biseduar me fëmijët, të cilët janë duke luajtur me të.

Kompania që prodhon lodrën ende nuk ka komentuar mbi paralajmërimin e njësive gjermane.

Kukulla ?Cayla? mund t?u përgjigjet pyetjeve të fëmijëve duke pasur qasje me internetin.





Lajmet e fundit nga