Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Qeveria Rama po e kthen me shpejtësi në karikaturë edhe një argument, relativisht të qëndrueshëm, me anë të të cilit mund t?i kundërpërgjigjej protestës maratonë të opozitës: Vetingun. Teza se opozita po e përdor protestën për të bllokuar vetingun, pavarësisht se PD është e qartë në kërkesën e saj të vetme për zgjedhje të lira, hap debat dhe madje ngre edhe dyshime te të cilat ia vlen të ndalet.
Por ritmi i shfrenuar i makinerisë së propagandës qeveritare për ta lidhur me çdo çmim protestën me vetingun, pasiguria e krijuar për shkak të pakënaqësisë në rritje, ankthi për të mbuluar aferat korruptive, kriminalizimin deri në palcë dhe trafikun e drogës si mundësi për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme, po e mbysin argumentin e vetingut duke nxjerrë zbuluar qëllimin e pastër të qeverisë: devijimin e opinionit publik nga objektivi kryesor i kryengritjes së opozitës.
Aq i kërkuar ka qenë ky qëllim, saqë duke mos u ndjerë të sigurt në arritjen e tij, qeveria dhe mediat ngjitur pas saj, e kanë shtuar aq shumë dozën e propagandës sa kanë arritur në kufijtë e tejkalimit duke e shndërruar vetë në të pabesueshëm argumentin e tyre fillestar. Zelli për të përsëritur vend e pavend vetingun, në takime me studentë, bujq, tubime legalizimesh, monologje në facebook, rrëfime me taksixhinj e diktime në portale të klonuara nga e njëjta farë e skaduar, dëshmon pikërisht dyshimin që ka vetë qeveria se teza e saj për t?iu kundërvënë protestës nuk po ngjit.
Dhe trajtat e karikaturës, gjithë kësaj përpjekjeje për të lidhur protestën me vetingun, ia dha një peticion i qeverisë, në emër të qytetarëve, për të mbështetur Reformën në Drejtësi. Jo thjesht gjetja, një kinezëri tipike e propagandës populiste, por edhe aktorët që e iniciuan atë, me në krye Erion Velinë, pasuar edhe nga Saimir Tahiri një ditë më pas (nuk mund të mungonte kopja e kopjes) e degraduan në plotësisht qesharak të vetmin argument logjik me të cilin qeveria mund t?i qasej politikisht aksionit të opozitës. Mbetet që peticionin ta nënshkruajë edhe Ilir Beqaj dhe qëndrimi me demek moral të kthehet plotësisht në karnaval.
Duke shfaqur si personazh kryesor të kërkesës për drejtësi një individ si Erion Veliaj, kryeministri Rama e kapërcen jo vetëm të drejtën për të paragjykuar protestën e opozitës, por e ngjyros karikaturën e tij me bojën e theksuar të hipokrizisë. A mundet që Veliaj të bëjë thirrje në emër të shqiptarëve për drejtësi? Binomi Veliaj- Drejtësi e komprometon më së keqi propagandën e qeverisë dhe i hedh në landfillin e Sharrës gjithë përpjekjet e mundimshme të spin doktorëve të Ramës për të goditur protestën nëpërmjet vetingut.
Veliaj ka një çështje të hapur me drejtësinë shqiptare dhe deri sa mediat zbuluan hap pas hapi skandalin që i mori jetën një 17-vjeçari në landfillin e turpit të Bashkisë, ai refuzoi të dorëzonte në prokurori marrëveshjet e dyshimta me kompani private që kishin marrë pa asnjë tender administrimin e mbetjeve në Sharrë. Veliaj kërkon drejtësi për të tjerët, ndërsa vetë pi birra me shefin e prokurorisë së Tiranës, e cila ka zvarritur përtej çdo limiti hetimin për ngjarjen në fjalë. Drejtësi thotë Erioni dhe nënshkruan peticionin, por nuk tregon pse ka nënshkruar personalisht një kontratë pa tender, pa çmim, pa afat me një kompani të një drejtuesi lokal të PS. As se përse ka lejuar të punësohen minorenë, të pasiguruar dhe të pakontrolluar në një territor në administrimin e Bashkisë. Për hartuesin e peticionit është e lehtë të kërkojë drejtësi, ku po e njëjta prokurori ka mbyllur hetimet për tenderat e pastrimit të qytetit apo falsifikimin e firmës së gjobës së famshme ndaj PD.
Vetingu, nga një argument kundër opozitës po kthehet në një hall për qeverinë, pikërisht për shkak të teprimit të abuzimit me të. Për të gjithë është e qartë se Edi Rama nuk ka shqetësim bllokimin e vetingut, por faturimin e tij tek opozita si e vetmja mundësi për të mbuluar dështimet e tij. Përdorimi i Erion Velisë për një manovër të tillë, tregon se sa i rëndë është bërë ky hall./Nga Armand Shkullaku (Mapo)
Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën politike në vend,...
Paraditen e njëmbëdhjetë në Sheshin e Lirisë, kryedemokrati ...
Partia më e re në vend LIBRA ka nisur mbledhjen e firmave në...
Banorët e Himarës marshuan pranë çadrës së lirisë, ku për të...
Peticioni i nisur nga eksponentë të Partisë Socialiste për m...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka zhvilluar sot një t...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë fina...
Një hetim 10 mujor nga Prokuroria Shkodër, në bashkëpunim me...
Nje i moshuar, ne kufijte e siperm te 80-ave, nuk pranon te...
Blutë e Pogradecit kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi...
Në sajë të një operacioni dhjetë mujor të policisë së Shkodr...
Në Dhjetor 1991, kur Xhorxh Soros vendosi të ngrejë fondacio...
Prokuroria rëndon pozitën e ish-deputetit Mark Frroku. Rapor...
Adoleshentët që pinë duhan kanabis dëmtojnë trurin e tyre pë...
Nuk ka asnjë dyshim se shqiptarët në Maqedoni janë popullsia...
Trump ka hedhur akuza mbi Obamën si orkestrues i protestave....
Protesta e opozitës po ecën drejt një rruge pa kthim. Plot 1...
Gjatë takimit që Tahiri ka mbajtur me homologun francez, ësh...
Kreu i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i është përgj...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...