web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Calavera i përgjigjet Vasilit/Ja roli i ONM, kush i merr vendimet

28 Shkurt 2017, 12:04, Aktualitet CNA

Kreu i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i është përgjigjur shqetësimit të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, për rolin e këtij misioni.

Genoveva Ruis Calavera iu është drejtuar me një letër të gjithë atyre që kanë shprehur shqetësim, duke thënë se ONM ka natyrë të qartë administrative dhe bordi ka qëllim të lehtësojë punën e përbashkët të KE dhe qeverisë së SHBA.

Më tej, në letër sqarohet se të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve në Shqipëri.

Ja permbatja e letres
Bordi Qeverises i ONM ka nje natyre teresisht administrative.
Detyrat e tij mund te krahasohen me ato te nje Njesie per Menaxhimin e Projekteve, kane per qellim te lehtesojne punen e perbashket te Komisionit Europian dhe Qeverise Amerikane.
Te gjitha rekomandimet lidhur me perzgjedhjen aktuale te kandidateve per formimin e organeve te vettingut dhe te ardhmen e vettingut, do te kryhen nga vezhgues nderkombetare qe jane ose do te emerohen nga ONM.
ONM eshte nje veprimtari jo-ekzekutive, qellimi i vetem i te ciles eshte monitorimi dhe sigurimi i rekomandimeve pergjate procesit te vettingut. Te gjitha vendimet ekzekutive i perkasin institucioeve te Shqiperise.
Per te lehtesuar komunikimin dhe per te shmangur ngaterrimet, do t?i referohem vetem ONM ne shkembimet e ardhshme zyrtare./CityNews





Lajmet e fundit nga